E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimi i te riut, Dobjani: SHKB sbashkepunon

Ne lidhje me dhunen ndaj nje te arrestuari te ri ne qytetin e Sarandes nga ana e uniformave blu, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ka folur ne studion e Top Channel, duke hedhur akuza mbi forcat e rendit.

“Une vleresoj bashkepunimin e kryeprokurores Ina Rama, e cila mbas deklarates tone per mediat u interesua dhe pati nje reagim te menjehershem, duke vene ne levizje Prokurorine e Sarandes. Jam ende i pakenaqur nga veprimi i SHKB-se qe duhet t’ia jape te gjitha provat prokurorise. SHKB duhet te jape emrat e oficereve qe kane ushtruar dhune”, theksoi Dobjani.

Ne vijim te intervistes ai ka shtuar se zyra e Avokatit te Popullit ka punuar vazhdimisht per te zbuluar raste te ngjashme te dhunes, por nje gje e tille eshte e veshtire per shkak te mungeses se provave. “Nuk arrij ta kuptoj si marrin inisiativen uniformat blu qe ushtrojne dhune. Keta persona jane karrieriste”, nenvizoi Avokati i Popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›