Demonstrata, pranga personit që futi makinën në kryeministri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 50-vjeçarin Agron Troski, makina e të cilit u mor nga demonstruesit në datën 21 janar dhe u drejtuar për tek hyrja e kryeministrisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ndalimi i tij është bërë pasi gjatë mesditës së 21 Janarit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me persona të tjerë, me automjetin me targë TR 8118 B, i cili është në pronësi të tij, ka hyrë në territorin e objektit të Këshillit të Ministrave.
Bëhet me dije se ai ka dëmtuar edhe bankinën që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.