Dempsey: SHBA-të ju mbështesin fuqishëm

“Ne jemi bashkë dhe ju do të keni mbështetjen tonë të plotë”, ka theksuar Gjeneral Dempsey.
Duke vlerësuar veprën e kapiten Feti Voglit, ai shprehu mbështetjen e fuqishme që SHBA-të garantojnë për Shqipërinë, si një aleate e denjë dhe e sigurt në misionet e NATO-s.
Gjeneralmajor Gjunkshi vlerësoi me konsideratat më të larta interesimin e Gjeneral Dempsey dhe, në të njëjtën kohë, i shprehu atij ngushëllimet më të thella për humbjet e ushtarakëve amerikanë në ngjarjet e fundit në Kabul. Gjeneralmajor Gjunkshi e siguroi Gjeneral Dempsey se rënia heroike e kapiten Voglit nuk e ka lëkundur aspak vendosmërinë e vendit tonë dhe të Forcave të Armatosura Shqiptare në pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse për aq kohë sa edhe aleatët amerikanë.
Në të njëjtën kohë të dy shefat e shtabeve gjetën rastin të shprehin edhe një herë kënaqësinë për takimin që pritet të zhvillohet së afërmi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në SHBA. Biseda me Kryetarin e Shefave të Shtabeve të SHBA ishte në serinë e kontakteve, letërkëmbimeve dhe bisedave që shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Gjunkshi ka pasur me homologët e vendeve të NATO-s dhe me një numër të konsiderueshëm autoritetesh politike, diplomatike dhe ushtarake. /Start/
2012-02-28 08:50