E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e kryetares së Gj. së Lartë padit Haxhinaston

Zonja Beçaj kërkon pavlefshmërinë e urdhrit nr 21 date 24.01.2012 të Ministrit të Punëve të Jashtme “Për lirim nga detyra”.

Padia civile erdh’ pasi pak javë më parë, Ministria e Jashtme vendosi që të shkarkonte nga detyra Silvi Beçajn, për shkak të një raporti që gjatë që kishte marrë ajo, teksa përfaqësonte Shqipërinë në zyrën e OKB-së në Vjenë. Shkarkimi është bërë në fillim të muajit shkurt. Në fakt, ajo kishte marrë leje për lindjen e fëmijës, dhe nuk ishte kthyer në punë.

 Për këtë arsye, Ministria e Jashtme, e ka shkarkuar nga detyra duke emëruar një diplomat tjetër në këtë post. Në videon e transmetuar, Meta i thoshte Dritan Priftit se me Gjykatën e Lartë nuk do të kishte asnjë problem, pasi ai kishte emëruar vajzën e zonjë Beçaj si diplomate. Ajo çka u tha në video, u kundërshtua më pas nga kryetarja e Gjykatës së Lartë, duke i quajtur trillime. /Start/

                                                                                             2012-02-28 08:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›