Vatikani tronditet nga skandali i korrupsionit

Vatikani është tronditur nga një skandal korrupsioni, pas një hetimi nga një televizion italian. "Detyra e Nuncit Apostolik në Shtetet e Bashkuara dhënë hirësisë së tij Viganò një nga më të rëndësishme të diplomacisë Vatikanit" është "prova e padiskutueshme e vlerësimit të Papës për të". Është kjo përgjigjia e selisë së shenjtë që kërcënon me veprime ligjore kundër stacionit televiziv italian, ndërsa pas një skandali pedofilie përballet tashmë me një tjetër skandal, atë të korrupsionit. Në kuadër të një hetimi në Vatikan, janë publikuar letrat dërguar Papës nga ish- sekretari i Përgjithshëm i Vatikanit thënë ndryshe dikasterit të ekonomisë, ku denoncohej korrupsioni dhe prokurimet e fryra që për Selinë e Shenjtë kishin shkaktuar humbje të mëdha .
Vatikani lëshoi një deklaratë ku kritikon "metodat" e përdorura në hetim gazetaresk. Por konfirmoi se letra ishte autentike, duke shprehur "trishtim mbi publikimin e dokumenteve të ruajtura".
Letrat datojnë në mars dhe prill të vitit 2011, kur kryepeshkopi Carlo Maria Vigano u hoq nga detyra para kohe. Në tetor ai u bë Nunci Apostolik në Uashington. VIGANO, në dokumente shprehet se kur ai mori detyrën në vitin 2009 zbuloi një rrjet korrupsioni dhe favorizimit të miqve të lidhura me dhënien e kontratave për kompanitë jashtë me çmime drastike. Në një letër, VIGANO tregon një fushatë diskretitimi kundër Papës nga zyrtarët e tjerë të Vatikanit, sepse ata ishin të shqetësuar se ai e kishte ndërmarrë hapa drastike për të kursyer paratë e Vatikanit.
Ndër operacionet më tronditëse është një transaksion financiar në 2009, që ka shkaktuar humbje prej dy milionë e gjysmë dollarësh, por dhe për skenën e improvizuat të lindjes së Krishtit në Sheshin e Shën Pjetrit me kosto 550.000 euro.
Në deklaratën e tij, Vatikani tha se hetimi gazetaresk kishte trajtuar tema të komplikuara në "mënyrë të pjesshme dhe banale" dhe se do të marrë hapa për të mbrojtur "nderin dhe moralin e njerëzve ", të cilët i shërbyen besnikërisht Kishës.