"Nese ndahesh do vras femijet"
Redinalda Caushaj
Divorc me dhimbje per nje cift nga rrethi i Matit qe prej pak muajsh eshte vendosur ne kryeqytet per nje jete me te mire. Jo vetem qe gruas 32-vjecare i eshte dashur te duroje grindjet dhe keqtrajtimet e vazhdueshme, por dje, gjate seances se shtate ne Gjykaten e Tiranes, ka ardhur edhe kercenimi direkt. "Nese ti ndahesh, atehere une do te vras ty dhe femijet", eshte shprehur 37-vjecari Gjon P., i cili ka kanosur nenen e dy femijeve te mitur ne sy te gjyqtares se ceshtjes, Mirela Fana. Roja i gjykates e ka nxjerre me force nga institucioni, ndersa ky ka mundur te shpetoje e te largohet me vrap pa mberritur furgoni i policise, i kerkuar nga zyrtaret e gjykates per te kryer veprimet e ligjshme te ndalimit. Menjehere pas ngjarjes eshte bere denoncimi edhe ne Komisariatin nr. 4 te Tiranes dhe nisen kerkimet per te dyshuarin. Avokatja e te demtuares sqaroi dje, per gazeten "KJ", se Natasha P., bashke me femijet do te dergohet ne nje qender ne Elbasan, per t'u strehuar e mbrojtur, pasi gjendet perballe rrezikut per jeten.
Procedurat e ndarjes kishin nisur me 25 shtator te vitit 2007, por gjyqi pas shortit ishte shtyre disa here dhe kishte kaluar seancat e pajtimit. Dje, rreth ores 14:30, ishte edhe ballafaqimi i radhes para gjyqtares Mirela Fana, ndersa paditesja ka qene nena e dy femijeve. Ne kerkesen e dorezuar, Natasha shpjegonte se ndihej e keqtrajtuar nga i shoqi dhe nuk mund ta shtynte dot me jeten ne kete menyre. Por, i menjehershem ka qene reagimi i Gjon P., i cili ka kundershtuar gjyqtaren ne zyre dhe me pas ka kercenuar me jete gruan, qe kerkonte prishjen e kurores. Procesi gjyqesor me objekt zgjidhje martese, lenie e femijeve per rritje dhe edukim, caktimin i pensionit ushqimor, ka shenuar kulmin kur 37-vjecari ka leshuar ultimatumin, "nese ti ndahesh, atehere do ta pesojne femijet".
Ne seancen e radhes, gjyqtarja kishte vendosur te therriste psikologen, e cila do te paraqiste nje relacion te plote mbi intervistat e bera ciftit, si dhe dy femijeve. Gjon P., i eshte drejtuar dje bashkeshortes, duke e kercenuar se do t'u bente keq femijeve te tyre ne rast se nuk hiqte dore nga ndarja. Menjehere jane lajmeruar punonjesit e policise qe ndodhen ne gjykate. Pasi uniformat blu mberriten ne katin e dyte, 37-vjecari ka dale me vrap nga institucioni. Mesohet se shkak i ndarjes midis ciftit ka qene dhuna e herepashershme qe Gjoni ushtronte. Tre seancat e para 37-vjecari nuk eshte paraqitur. Seanca e pajtimit serish nuk ka zgjidhur gje mes ciftit dhe per kete qellim gjyqtarja e ceshtjes ka kaluar ne seance gjyqesore. Por kur psikologia do te lexonte intervistat e bera me femijet dhe me vete dy bashkeshortet, situata eshte kthyer ne nje grindje.
Policia kerkon te dyshuarin
Pas largimit te Gjon P., nga gjykata, togat e shoqerimit dhe vete punonjesit e qendres se Elbasanit e kane shoqeruar Natashen ne Komisariatin 4 ne kryeqytet, per te bere edhe nje denoncim ndaj bashkeshortit. Burime policore thane se kane shpallur ne kerkim te dyshuarin, i cili nuk eshte gjetur gjate kontrollit ne banese, ndersa vepra penale qe rendon mbi te eshte ajo e "kanosjes". Dy femijet dhe nena e tyre jane marre menjehere ne mbrojtje dhe pritet qe te dergohen ne qendren e trajtimit ne Elbasan.