Dëmshpërblimi, zbriten letrat me vlerë e shtëpitë
Ish të përndjekurit politikë, të cilët kanë përfituar gjatë këtyre viteve letra ...
ADI SHKEMBI
...me vlerë apo kanë privatizuar shtëpi, vlera e tyre do t'u zbritet nga shuma që do të përfitojnë nga dëmshpërblimi për vitet e burgut. Ministria e Financave ka paraqitur në qeveri projektvendimin, i cili sipas saj, do të vendosë një barazi në trajtimin e kësaj shtrese.
Vendimi
Sipas këtij akti nënligjor të përgatitur nga ministri, Ridvan Bode, Ministria e Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të dosjeve për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë i kërkon Financave të verifikojë nëse ish i dënuari politik ka përfituar me ligjet e mëparshme dëmshpërblim dhe të përllogarisë në lekë masën e këtij përfitimi. Përgjigjja e Ministrisë së Financave jepet brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Në pr/vendim është e paraqitur edhe teksti që duhet të plotësojë Ministria e Financave, ku saktësohet nëse ish i dënuari apo i përndjekuri politik ka përfituar gjatë viteve të mëparshme vlerë pasurore në zbatim të ligjeve që janë miratuar nga viti 1992 për këtë kategori. Ndërsa, nëse ish i përndjekuri nuk ka përfituar vlerë pasurore në të holla, në përgjigjen e Ministrisë së Financave do të shkruhet se, "Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se ish i dënuari politik nuk ka përfituar dëmshpërblim në bazë të ligjeve të mëparshme". E njëjta procedurë do të ndiqet nga Ministria e Drejtësisë me ish të përndjekurit të cilët gjatë këtyre viteve, falë këtij statusi, kanë përfituar pasuri të paluajtshme. "Ministri i Drejtësisë, pas shqyrtimit të drejtpërdrejtë, sipas nenit 26, të ligjit i kërkon Entit Kombëtar të Banesave të verifikojë nëse ish i dënuari politik ka përfituar me ligjin e mëparshëm pasuri të paluajtshme dhe të përcaktojë llojin e kësaj pasurie, si dhe vlerën në lekë të saj në kohën e përfitimit. Përgjigjja e Entit Kombëtar të Banesave jepet brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës", thuhet më tej në pr/vendimin e paraqitur nga ministri Bode. Ndërkohë, pas marrjes së përgjigjes nga ana e Ministrisë së Financave dhe Entit Kombëtar të Banesave, sipas të dyja rasteve, Ministria e Drejtësisë ka të drejtë të bëjë zbritjen e dëmshpërblimit të përfituar më parë dhe paraqet për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave listën emërore të përfituesve. "Për kërkesat, për të cilat ka përfunduar shqyrtimi administrativ në Ministrinë e Drejtësisë, ministri i Drejtësisë i kërkon Ministrisë së Financave dhe Entit Kombëtar të Banesave verifikimin e menjëhershëm dhe përllogaritjen e masës së dëmshpërblimit, që ish të dënuarit politikë kanë përfituar me ligjet e mëparshme. Ministria e Financave dhe Enti Kombëtar i Banesave japin përgjigje brenda 10 ditëve nga depozitimi i kësaj kërkese", citohet më tej në pr/vendim.
Argumentet e Bodes
Sipas ministrit të Financave, "në ligjin e vitit 1993 'Për statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist' në nenin 7 të tij kompensimi pasuror i të përndjekurve politikë ka konsistuar në shpërblimin e menjëhershëm me të holla, pension jetësor, kompensim rroge, tokë, lokal dhe forma të tjera përfitimi material, të cilat i janë dhënë personit të përndjekur ose familjes së tij kur ai ka vdekur pa kthim, në kompensim të jetës, humbjes së lirisë, punës së papaguar dhe vuajtjeve duke pasur si qëllim kryesor krijimin e kushteve dhe të mundësive për një integrim sa më të shpejtë të tij dhe të familjes së tij në jetën normale ekonomiko-financiare të vendit tonë". Në relacionin e këtij pr/vendimi, Bode argumenton se ky projekt ka për qëllim të vendosë një barazi në trajtimin e kësaj shtrese. Gjithashtu bëhet e ditur se, të përndjekurit kanë përfituar dëmshpërblim financiar në vitin 1994, i cili është vlerësuar me vlerën 120 mijë lekë të reja për një vit kalendarik. "Ky kompensim është dhënë kryesisht me letra me vlerë, por edhe në të holla", theksohet më tej në relacion. Ndërkohë që vlera e pasurisë së paluajtshme do të llogaritet mbi bazën e kostos aktuale të Entit Kombëtar të Banesave për m2 në përputhje me vendndodhjen e pasurisë së paluajtshme.
projektvendimi
"Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit për dëmshpërblimin e përfituar nga ish të dënuarit politikë të regjimit komunist"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 6 e 34 të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Në zbatim të nenit 6, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Enti Kombëtar i Banesave bashkërendojnë punën për përllogaritjen e masës së dëmshpërblimit financiar, si më poshtë vijon:
a) Në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë:
Ministri i Drejtësisë, pas shqyrtimit të drejtpërdrejtë, sipas nenit 26, të ligjit, i kërkon Ministrisë së Financave të verifikojë nëse ish i dënuari politik ka përfituar me ligjet e mëparshme dëmshpërblim dhe të përllogarisë në lekë masën e këtij përfitimi. Përgjigjja e Ministrisë së Financave jepet brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës dhe është sipas tekstit në vijim: "Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se ish i dënuari politik ka përfituar në bazë të ligjit _______ (atributet e ligjit në bazë të të cilit janë përfituar dëmshpërblimet e mëparshme), dëmshpërblimin në masën ________ (shuma në lekë e dëmshpërblimit të përfituar)".
Ose
"Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se ish i dënuari politik nuk ka përfituar dëmshpërblim në bazë të ligjeve të mëparshme".
b) Në rastin e përfitimit pasuror në formën e pasurive të patundshme. Ministri i Drejtësisë, pas shqyrtimit të drejtpërdrejtë, sipas nenit 26, të ligjit i kërkon Entit Kombëtar të Banesave të verifikojë nëse ish i dënuari politik ka përfituar me ligjin e mëparshme pasuri të paluajtshme dhe të përcaktojë llojin e kësaj pasurie, si dhe vlerën në lekë të saj në kohën e përfitimit. Përgjigjja e Entit Kombëtar të Banesave jepet brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës dhe është sipas tekstit në vijim: "Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se ish i dënuari politik ka përfituar në bazë të ligjit _______ (atributet e ligjit, në bazë të të cilit janë përfituar dëmshpërblimet e mëparshme), pasi të paluajtshme të llojit _______, dhe në vlerën _______ (shuma në lekë e vlerës së pasurisë së paluajtshme në kohën e përfitimit).".
Ose
"Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë ju informojmë se ish i dënuari politik nuk ka përfituar pasuri të paluajtshme në bazë të ligjeve të mëparshme".
2. Pas marrjes së përgjigjes, Ministria e Drejtësisë bën zbritjen e masës së dëmshpërblimit të përfituar më parë, sipas nenit 6, të ligjit dhe paraqet për shqyrtim e miratim, në Këshillin e Ministrave propozimin për listën emërore të përfituesve dhe masën e dëmshpërblimit përfundimtar të secilit.
3. Për kërkesat, për të cilat ka përfunduar shqyrtimi administrativ në Ministrinë e Drejtësisë, ministri i Drejtësisë i kërkon Ministrisë së Financave dhe Entit Kombëtar të Banesave verifikimin e menjëhershëm dhe përllogaritjen e masës së dëmshpërblimit, që ish të dënuarit politikë kanë përfituar me ligjet e mëparshme. Ministria e Financave dhe Enti Kombëtar i Banesave japin përgjigje brenda 10 ditëve nga depozitimi i kësaj kërkese.
4. Ngarkohet ministri i Drejtësisë, ministri i Financave dhe drejtori i Entit kombëtar të Banesave për zbatimin e këtij vendimi.
Masa e dëmshpërblimit
Në ligjin e miratuar një vit më parë në Parlament, pas debatesh të shumta mes maxhorancës dhe opozitës, por edhe brenda përbrenda shumicës parlamentare u miratua edhe masa e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit. Kështu masa e dëmshpërblimit për të dënuarit politikë për çdo ditë vuajtje dënimi të kryer në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri në 01.10.1990, dëmshpërblimi financiar do të jetë në masën 2 mijë lekë në ditë. Ndërkohë, për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim, me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit do të jetë 1 mijë lekë të reja në ditë. Ndërkohë që për personat e tjerë të internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. "Dëmshpërblimi u takon dhe familjarëve të tij, në pjesë të barabarta takuese, kur i dënuari nuk jeton më. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake", shtohet në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë".
Ndregjoni: Qeveria nuk po dëmshpërblen, po na dëmton
Ish-të përndjekurit shprehen kundër vendimit më të fundit të qeverisë për rivlerësimin e dëmshpërblimit mbi bazën e përfitimeve të mëparshme, si letrat me vlerë apo apartamentet.
BLEDAR HOTI
Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës të ish të përndjekurve politik, Besim Ndregjoni e cilëson si një diskriminim, të padrejtë dhe që shkel konventat ndërkombëtare.
Zoti Ndregjoni, si e argumentoni vendimin e marrë nga ana e qeverisë për rillogaritje të përfitimeve të marra ndër vite nga ish të përndjekurit?
Ne si shtresë e ish të përndjekurve politikë nuk jemi aspak dakord me një vendim të tillë të marrë së fundmi nga ana e qeverisë. Ky vendim është i padrejtë që shkel konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Klasa politike shqiptare ka 18 vjet që s'ka dhënë asgjë për shtresën e ish të përndjekurve politikë. Qeveria e aktuale dhe vetë e djathta ta dijë se në pushtet është falë votave tona, pasi 30 për qind e votave janë të shtresës që përfaqësojnë ish të përndjekurit.
Në vendimin e qeverisë argumentohet se duhet të llogariten edhe apartamentet e dhëna ndër vite, si dhe letrat me vlerë që u shpërndanë nga qeveria e parë demokratike me kryeministër Aleksandër Meksin?
Duhet ta dini se i dënuari politik ka punuar në mënyrë shtazore nën trysninë e dhunimit të pushtetit kriminal. Letrat me vlerë tashmë janë pa vlerë, pasi ato ndodhen në duart e shtetit. Këto letra me vlerë u dhanë në atë kohë jo se do të dëmshpërblente ish të përndjekurit. Ato iu dhanë se ish të përndjekurit bënë një grevë në vitin 1994 dhe qeveria më pas ia plotësoi një pjesë të kushteve. Janë letrat me vlerë për punën e papaguar, ditët e vuajtjeve të burgut që ka vuajtur qytetari në mënyrë të padrejtë.
Duhet ta dini se të gjithë anëtarët e byrosë politike edhe kryeministri Fatos Nano dhe kryetar i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela që ka kryer krime ndaj nesh kanë marrë dëmshpërblim për vitet burgut nga 50 mijë lekë vjetra në ditë, ndërsa për ne, ligji i Ilir Rusmalit na e paguan 20 mijë lekë të vjetra ditën e burgut. Për këtë, qeveria ndryshoi edhe Kodin Penal për dëmshpërblimin, duke e ulur vlerën, kjo pasi u shpërblyen ata që na persekutuan ne. Dy forcat politike, PS-PD e bënë ndryshimin e Kodit Penal, duke e ulur shumën e dëmshpërblimit nga 5 mijë lekë në 2 mijë lek. Këto vendime realizohen nga qeveria Berisha duke shkelur statusin politik, duke shkelur konventën ndërkombëtare të rehabilitimit, si dhe një vendim të mëparshëm të qeverisë Meksi për banesat. Sot marrin një vendim sa demagogjik dhe aq urrejtës, duke ulur letrat më vlerë, të cilat ndodhen po në këtë shtet që i ka pasur Anglo-Adriatika dhe bankat e dikurshme të shtetit që tashmë janë privatizuar.
Po për çështjen e apartamenteve?
Qytetarët shqiptarë në vitin 1992, pasi jetësuan idealet e të përndjekurve politik në 1992, të përndjekurit politik janë qytetarë të barabartë të shqiptarëve të gjithë qytetarët u strehuan në banesat në kohën e diktaturës të përndjekurit politikë kanë ndërtuar tetë apartamente, kanë përfituar nga pluralizmi 1500 apartamente, këto apartamente qytetarëve iu dhanë me 100 mijë lekë të vjetra. Kurse për të përndjekurit me një marrëveshje me Bankën Botërore u vendos që t'u jepen falas. Ka një vendim qeverie të ekzekutuar të vitit 1992 dhe ky vendim qeverie prej statusi të ish-përndjekurve politik dhe pafajësisë që dha shteti shqiptar qeveria e Meksit u pranua në Këshillin e Evropës në 1994, sepse u dha ky status për ne. Sot ish-prokurori i burgjeve që ka dënuar kreun e shoqatës Adem Allçin ka privatizuar një apartament 3 dhe 1 kuzhinë me 10 mijë lekë të reja, kurse Adem Allçi që vuajti burgimin me vendim të kësaj qeverie duhet të paguajë 2 milionë lekë të reja. Dëmshpërblimi i ligjit të bërë nga zoti Rusmali, nuk quhet ligji i dëmshpërblimit quhet ligj i dëmtimit. Po na heqin të drejtat tona, kur shteti shqiptar neve na ka borxh 6500 apartamente që i kemi ndërtuar, na konfiskuan tërë pronën dhe mbi 500 familjeve nacionaliste iu janë djegur të gjitha shtëpitë nga regjimi i egër komunist. Ne nuk do ta pranojmë dëmshpërblimin, nuk e kërkojmë atë për lëmoshë, pasi kjo është një e drejtë ndërkombëtare dhe e drejtë e sistemit për të na e dhënë, por këta bëjnë ashtu siç vepruan me ligjin e Pronave, ne do t'i përgjigjemi flakë për flakë. Vendimi i qeverisë shqiptare bie ndesh me statusin e ish të përndjekurve politik, bie ndesh me një vendim të ekzekutuar të qeverisë në 1994, bie ndesh edhe me konventën ndërkombëtare për trajtimin e personave të torturuar nga diktatura.
Gati shqyrtimi i 10 mijë dosjeve
Burime pranë ministri së Drejtësisë bëjnë të ditur se deri më tani janë regjistruar pranë këtij institucioni 10 mijë dosje me emrat e ish të përndjekurve politik. Këto dosje janë depozituar që prej miratimit të ligjit "Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve". Ndërsa shoqatat e ish të përndjekurve pretendojnë se në shkallë vendi janë 30.000 ish të përndjekur, internuar e të pushkatuar që duhet të dëmshpërblehen. Ndërsa, 6000 janë vetëm të pushkatuar. Por, me rregullat e ligjit të ri për "Dëmshpërblimin e ish të përndjekurve", vetëm 2.000 të tillë do të përfitojnë. Nga mënyra e zbatimit të ligjit 15000 ish të përndjekur pretendojnë dëmshpërblim, pasi plotësojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga qeveria për të. Ndërsa 23.000 dosje po përgatiten për t'u depozituar nga kjo kategori në institucione, për përfitimin e dëmshpërblimit.
Leskaj: Ministrat me dosje të largohen me turp
Nëse në qeveri ka ministra me dosje, ata duhet të lënë urgjentisht postet që mbajnë. Deklarata është bërë dje nga deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, sipas të cilit, në politikë ka bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Duke folur për debatin e fundit lidhur me hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, ish-ministri demokrat thotë se, "nëse ekzistojnë në kabinetin qeveritar, duhet të largohen dhe të largohen me turp. Pasi ky ligj të kalojë në Parlament, është detyrim ligjor. Është edhe detyrim moral i çdo drejtuesi institucioni që në rast se këta persona kanë pasur dijeni, nuk kanë pse t'i punësojnë. Pastrimi nga këta individë në drejtësi dhe institucione të tjera të administratës e forcon administratën publike, forcon gjyqësorin, policinë, ushtrinë etj", theksoi Leskaj. Sipas deputetit të PD-së, zyrtarët që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit janë lehtësisht të shantazhuar dhe për këtë arsye ata duhet të largohen. "Për fatin e tyre të keq që në momentin që këta persona kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit në mënyrë vullnetare, apo në mënyrë të detyruar, për mua ata janë lehtësisht të shantazhuar, janë persona që në politikë nuk ndreqin punë, janë persona që edhe në momente të rëndësishme politike janë lehtësisht të atakueshëm", u shpreh Leskaj. Sipas tij, "hapja e dosjeve është kusht i nevojshëm, por jo kusht i mjaftueshëm për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Të gjithë ata që nuk e meritojnë të jenë në politikën shqiptare, për ata ne nuk duhet të kemi asnjë sentiment. Këtu nuk është problemi as për të marrë ndonjëri flamurin e kësaj lufte, këto janë parime që duhet të funksionojnë shoqëritë e vendeve ish-komuniste".