E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cirroza në mëlçi, hepatitet ndër shkaqet kryesore

Format kronike të hepatiteve dhe abuzimi me alkoolin janë ndër shkaqet kryesore që çojnë në shfaqjen e cirrozës hepatike. 

AIDA MALAJ

Një një nga sëmundjet më serioze që prek mëlçinë. Në një intervistë për “Panorama”, mjeku gastro-hepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon se si shfaqet dhe trajtohet kjo sëmundje nëse shfaqet:
Doktor, çfarë është cirroza hepatike?
Cirroza hepatike është një smëundje kronike e karakterizuar nga ndryshimet e stukturës dhe funksioneve të mëlçisë. Qelizat normale epatike dëmtohen dhe zëvendësohen nga inde cikatrizues (fibroza). Përveç kësaj shfaqin noduj të rigjenerimit të qelizave hepatike që nuk funksionojnë mirë. Ndryshimet në strukturën normale hepatike, kanë pasoja në fluksin e gjakut në brendësi të mëlçisë.
Cilat janë shkaqet kryesore të cirrozës hepatike?
Shkaqet e cirrozës hepatike janë të shumta, por shpesh rezultati është i ngjashëm. Shkaqet kryesore mendohen të jenë hepatitet kronike. Një formë e veçantë e cirrozës është ajo biliare primitive, ku ndryshimet ndodhin në rrugët e tëmthit intrahepatike. Më rrallë shkak janë ndryshimet e lindura të metabolizmit të hekurit, etj. Veç kësaj insufiçenca kardiake e gjatë apo dëmtimet e rrugëve biliare mund të ndikojë në shfaqjen e formave të cirrozës (cirroza kardiake e cirroz abiliare sekondare).
Çfarë ndërlikimesh mund të shfaqë kjo sëmundje?
Cirroza hepatike sjell një sërë pasojash serioze për jetën e pacientit. Kështu së pari sjell pamjaftueshmërinë e qelizave të mëlçisë duke çuar në pakësimin e funksioneve që kryen kjo qelizë.
Po ashtu ndikon në shfaqjen e hipertensionit portal që është rritja e presionit në venën porta pasojë e së cilës është shfaqja e variçeve të ezofagut, stomakut dhe gastropatisë hipertensive.
Përvec këtyre sjell çrregullime hemodinamike me takikardi dhe hipotension arterial, asit (grumbullimi i ujit në bark) që vjen si pasojë e hipertensionit arterial, hemoragji digjestive që mund të vijë nga çarja e variçeve të ezofagut dhe nga ulçera gastrike ose duodenale. Po ashtu mund të sjellë encefalopati hepatike që karakterizohet nga stade të ndryshme të çrregullimeve neurologjike. 
Si vendoset diagnoza?
Shumë pacientë nuk shfaqin shenja klinike tipike veç lodhjes, shpesh ky një “sinjal” i rëndësishëm. Diagnoza vendoset shpesh herë krejt rastësisht duke vlerësuar analizat laboratorike ose nëse shfaqet një ndërlikim.
Cirrotikë të tjerë ankojnë për humbje oreksi, ikter, (për shkak të akumulimit në lëkurë të kripërave biliare), skuqje në nivel të pëllëmbëve të duarve, zmadhim të paratiroides, etj. Në disa raste mudn ët shfaqet të vjedhin gjak për shkak të çarjes së variceeve në ezofag apo në stomak, etj.
Të dhënat laboratorike ndryshojnë gjithmonë. Vihet re një rritje e enzimave hepatike (transaminazat, fosfataza alkaline, gammaglutamiltransferasi) ulje e albuminës, etj. Gastroskopia mund të vërë në dukje praninë e variceve ezofagiale, por që në mjaft raste shfaqen vonë. Ka raste kur vetëm një biopsi (gjithësesi jo gjithmonë e nevojshme) ndikon në vendosjen e diagnozës së cirrozës, duke vënë në dukje praninë e avancuar të fibrozës dhe të nodujve të rigjeneralizuar.
Çfarë terapie përdoret në këto raste?
Cirroza hepatike në përgjithësi është irreversibile (e pakthyeshme),por trajtimi i sëmundjes që e ka shkaktuar apo i shkakut që ka çuar në shfaqjen e saj, mund të bllokojë apo të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes. Në të gjitha rastet, duhet të eleminohet në mënyrë kategorike alkooli.
Në format e shfaqura nga shkaqe virale mund të përdoret dhe një terapi antivirale si në rastin e hepatitit kronik B apo në hepatitin kronik C. Në këtë të fundit terapia mund të ul inflamacionin, fibrozën dhe pjesërisht riskun për shfaqjen e tumorit në mëlçi.

Shkaqet

1. Hepatiti
    kronik B
2. Hepatiti
    kronik C
3. Hepatiti
    kronik D
4. Hepatiti
    alkoolik
5. Hepatitet
    autoimmune

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›