“Hakerat vjedhje me llogari fantazmë”
Hakerat nga Tirana të arrestuar katër ditë më parë kanë vjedhur bankat veç kartave të kreditit, edhe nëpërmjet llogarive fantazmë.
Fatos Mahmutaj
Kjo, sipas burimeve nga hetimi, ku paraprakisht bëhet e ditur se peshën kryesore të dëmit të shkaktuar nga veprimet e tyre e mbajnë bankat e huaja, që kanë rimbursuar klientët e tyre, kartat e të cilëve ishin klonuar nga piratët e informatikës që tashmë ndodhen në pranga. Ndërkohë, bankave shqiptare u ka mbetur e njëjta sasi dëmi, pasi shumat që kanë përfituar hakerat janë tërhequr nga bankomatet në Tiranë, Durrës Fier dhe Vlorë. Nga të dhënat e deritanishme, Prokuroria pohon se është faktuar që 17 të arrestuarit kanë përfituar rreth 200 mijë euro, ndërsa hetimet e mëtejshme mund ta rrisnin këtë shifër deri në 2 milionë euro. Shumë kjo, e përfituar nga të arrestuarit, duke filluar që nga mesi i gushtit të vitit të kaluar, kur nisi tërheqja e sasive të ndryshme nga karta të klonuara nëpër bankomatet shqiptare. Të njëjtat burime pohojnë gjithashtu, se, grupi hakersave, shfrytëzonte kryesisht llogari fiktive bankare, ose llogari të çaktivizuara, me të dhënat e të cilave, karrikonte kartat e klonuara në një pajisje moderne elektronike. Të gjithë viktimat e tyre ishin qytetarë të shteteve të tjera, të dhënat e të cilëve ishin vjedhur nëpërmjet internetit nga hakerat shqiptarë, ndërsa bankat ku ata kishin depozituar paratë detyroheshin të dëmshpërblenin klientët e tyre. Kurse dëmi që u shkaktohej bankave shqiptare mbetej për llogari të tyre, për vetë faktin se bankomatet lejonin tërheqjen e shumave të ndryshme nga llogaritë të të huajve, që nuk dihet nëse e kanë vizituar apo jo ndonjëherë Shqipërinë. Paraprakisht prokuroria pohon se po zhvillon hetime për të gjetur lidhjet e të arrestuarve me "kolegë" të tyre në Angli, Kanada dhe Rusi, të cilët ndihmonin njëri-tjetrin online. Ndërkohë, po hetohet edhe fakti se piratët shqiptarë mund të mbushnin online karta bankare për "kolegët" e tyre në vende të tjera, për t'iu rikthyer atyre borxhin. Kjo ka qenë shumë e vështirë deri tani për t'u provuar, pasi të arrestuarit nuk kanë lënë gjurmë, nëpër e-maile, ueb-site apo adresa komunikimi online. Kjo për faktin se të gjitha veprimet janë bërë nëpërmjet "chatimit" drejtpërdrejt në internet.
Sot masa e sigurisë
Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë paraditen e sotme kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë për 17 të arrestuarit e operacionit të koduar "Matrix". Burime nga gjykata pohojnë se paraprakisht Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest në burg" për të akuzuarit, ndërsa seancat në ngarkim të tyre do të drejtohen nga gjyqtari Agron Zhukri.
“Klonimi i kartave të kreditit me pajisjen e blerë në Rusi”
TIRANE - Grupi i 17 personave të arrestuar gjatë aksionit "Matrix 4" të Task-Forcës dhe policisë, ka arritur të klonojë qindra karta krediti të markave "Visa" dhe "Mastercard" nëpërmjet një pajisje elektronike të blerë në Rusi. Sipas hetimeve klonimi i të gjitha kartave që janë vënë në përdorim për realizimin e vjedhjeve është bërë me anë të pajisjes që është sjellë në Shqipëri dhe është përdorur nga të arrestuarit, pasi ishte blerë nga hakerat rusë, që kishin marrë porosi për aparaturën nga personat e arrestuar në Tiranë. Mësohet se 17 të arrestuarit kanë pasur bashkëpunim me hakera rusë dhe anglezë, prej të cilëve merrnin numrat seriale të kartave të kreditit si dhe kodet e tyre dhe më pas i shkruanin ato në karta të bardha të blera në Maqedoni. Këto karta të klonuara, identike me ato që mbanin zotëruesit e llogarive bankare mësohet se janë përdorur në 400 raste për tërheqje të shumave të ndryshme financiare, që në total, sipas përllogaritjeve arrijnë shumën e rreth 2 milionë eurove. Pajisja e sofistikuar për klonimin e kartave është sekuestruar në shtëpinë e Endrit Gjergjanit, i akuzuar si drejtues i grupit të të rinjve që kanë kryer vjedhjet. Policia gjithashtu në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar edhe kompjuterin me të cilin ishte lodhur aparatura e klonimit të kartave si dhe 65 karta krediti të klonuara, që ishin përdorur nga të arrestuarit gjatë kryerjes së vjedhjeve. t.s