Skela ofertë nga skuadra e Mateusit
Lotar Mateus, ish-futbollisti i Kombëtares gjermane dhe i Bajernit të Mynihut prej pak ditësh ka marrë drejtimin e skuadrës izraelite të Makabi Netanja.
Jetmir Halilaj
Menjëherë pas emërimit të gjermanit si trajner skuadrës që u rendit në vendin e dytë sezonin që kaloi, drejtori sportiv i klubit të Makabi Netanja, Daniel Jamer, i ka bërë një ofertë mesfushorit të përfaqësueses shqiptare që të transferohet në këtë skuadër. Lajmin e ka pohuar vetë drejtuesi i skuadrës, Jamer, i cili për të përditshmen gjermane “Bild”, ka thënë se i ka bërë një ofertë Ervin Skelës pak ditë më parë dhe është në pritje të përgjigjes së tij. “Ne kemi një skuadër shumë të re, e cila përbëhet nga futbollistë që kanë një mesatare moshe afërsisht 20 vjeç – ka thënë Jamer – Megjithatë synimet tona janë që të shkojmë sa më larg jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupat e Evropës dhe për këtë na nevojiten futbollistë me eksperiencë dhe të talentuar. Pak ditë më parë unë kontaktova me Ervin Skelën dhe i shpreha dëshirën se do të doja që ai të luante për skuadrën tonë sezonin e ardhshëm. Tani po pres që ai të më kthejë nj përgjigje”. Jamer e vlerëson shumë fantazistin kuqezi, dhe sipas tij 31-vjeçari që do ta përmirësonte së tepërmi nivelin e lojës së Makabi Netanja. Sipas gazetës gjermane, drejtori sportiv i klubit izraelit ka marrë edhe miratimin e trajnerit të ri, Lotar Mateus, për propozimin që i ka bërë mesfushorit të shqiptar, çka do të thotë se edhe vetë tekniku dëshiron ta ketë Skelën në skuadër për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, transferimi i lojtarit kuqezi drejt kampionatit izraelit duket i vështirë për t’u realizuar, sepse ai është ende në kontratë me klubin gjerman Energi Kotbus. Skela cilësohet si lideri i kësaj skuadre dhe drejtuesit e cilësojnë si një nga shtyllat e ekipit për sezonin e ardhshëm. Sezonin e kaluar vlonjati shkëlqeu te Kotbus, duke realizuar 7 gola dhe duke i dhuruar nëntë pikë vendimtare skuadrës në ndeshjet e fundit, duke i dhënë mundësi Kotbusit që të mbijetonte në Bundesligën 1. Një tjetër problem është edhe fakti që kampionati izraelit është i një niveli më të dobët se sa kampionati gjerman dhe zor se shqiptari do të preferonte të transferohej në një kampionat më të dobët. Arma e vetme që mund të përdorin drejtuesit e Makabi Netanja në këto bisedime mund të jetë një ofertë financiare marramendëse për lojtarin, për ta bindur atë që të largohej nga Kotbusi. Skuadra e Makabi Netanja u rendit e dyta sezonin e kaluar me 58 pikë të grumbulluara në 33 ndeshje. Ekipi shënoi 40 gola dhe pësoi 24 të tillë.
Gerets ‘sposton’ Canën në mbrojtje
Lorik Cana, sipas të gjitha gjasave do të luaj si qendërmbrojtës sezonin e ardhshëm te Marseja. Lajmin e ka bërë të ditur media franceze, teksa aty është shkruar se mbrojtja e skuadrës marsejeze nuk ka treguar siguri në dy ndeshjet miqësore që ka zhvilluar deri tani përballë kundërshtarëve nga kategoritë inferiore. Pikërisht këto ndeshje, që Olimpik Marsejë jo vetëm i ka humbur, por gjatë të cilave ka pësuar edhe gjashtë gola, sjellin një shifër alarmante për skuadrën e drejtuar nga Erik Gerets. Trajneri i Marsejës po mendon që vijën e mbrojtjes t’ia besojë kapitenit Cana. “Kam konstatuar se nuk ka siguri të mjaftueshme në repartin e mbrojtjes dhe kjo u dëshmua në dy miqësoret e fundit – ka thënë Gerets, duke lënë të nënkuptohet diçka – Unë e kam në mendje një lider për në mbrojtje, por do të pres edhe pak dhe pastaj do t’ua them emrin”.
Pas 15 golave, Shtrepi kalon te Korinthos
Sulmuesi shqiptar Andi Shtrepi është transferuar te skuadra greke e Korinthos, që luan në Kategorinë e tretë greke. Futbollisti, pas gjashtë muajve të suksesshëm me fanellën e Thiela Patron sezonin e shkuar, ku shënoi 5 gola në 13 ndeshje, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin e njohur grek. Korinthos, për shumë vite ka qenë pjesë e Kategorisë së Parë të futbollit helen. Kjo skuadër u rendit sezonin që shkoi në vendin e tretë dhe synon që të ngjitet në Kategorinë e dytë për sezonin e ardhshëm. Ka qenë trajneri i ri i ekipit, M.Grigorio, i cili i ka kërkuar me ngulm presidentit të skuadrës Mihalis Tihridis shërbimet e sulmuesit shqiptar dhe ky i fundit ia ka plotësuar dëshirën. Shtrepi ka pasur oferta edhe nga klube të tjera grekë, por Korinthos ishte skuadra që e bindi, ndërkohë që vetë ai është shprehur shumë i kënaqur për këtë lëvizje.