Kapet banda e patentave dhe lejeve të qëndrimit
Shkatërrohet një grup i organizuar personash, që kryente falsifikimin e modelit të ri të patentave, vërtetimeve doganore dhe lejeve të qëndrimit në Itali.
Dashamir Biçaku
Tetë persona kanë përfunduar në prangat e policisë gjatë aksionit të koduar "Trekëndëshi", i cili filloi që në orët e para të mëngjesit. Gjatë aksionit agjentët e policisë kanë bllokuar dhjetëra dokumente të falsifikuara, rreth 100 aparatura teknologjike me të cilat kryheshin falsifikimet si dhe 1.6 milionë lekë të reja. Mes të arrestuarve, sipas policisë është edhe punonjësi i një shtypshkronje, i cili kishte fituar tenderin e prodhimit të vërtetimeve të hyrjes së mjeteve në dogana. Edmond Apostoli, 48 vjeç i dënuar më parë për falsifikim, Ilir Fusha, 53 vjeç, punonjës shtypshkronje, Mariglen Nikaj, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për "falsifikim", Pirro Kosta, 48 vjeç, taksist, të gjithë nga Tirana, janë ndaluar nga policia në rrugën "Jordan Misja". Sipas burimeve zyrtare ata janë ndaluar, teksa po blinin një sasi vërtetimesh nga Ilir Fusha. Dokumentet do të dërgoheshin në Durrës, tek Avni Sinameta, 27 vjeç, i arrestuar. Gjatë aksionit, në Shijak janë kapur edhe Menduh Koçi, 45 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim dhe Artur Tahiri, 37 vjeç.
Hetimi i grupit
Sipas hetimeve të Task-Forcë në Prokurori dhe policisë, dyshohet se drejtuesi i grupit të arrestuar ka qenë Julian Gina, 38 vjeç, banues në Golem, pronar i hotel "Merimanga", në të njëjtën zonë. Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, policia ka bllokuar një sasi të konsiderueshme dokumentesh false, si patenta të modelit të ri, vërtetime doganash dhe leje qëndrimi italiane. Ato ishin me të njëjtët elementë sigurie siç lëshohen nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ajo që ka çuditur hetuesit kanë qenë disa patenta të falsifikuara që mbanin flamurin e përbashkët të vendeve të BE-së e që ishin prodhuar nga grupi kriminal. Policia bllokoi edhe 95 copë leje qëndrimi italiane, të njëjta me ato që lëshohen nga autoritetet e emigracionit dhe kuesturat. Në total sipas hetuesve, janë bllokuar rreth 823 dokumente në gjuhën italiane, si leje qëndrimi, dokumente automjetesh dhe polica sigurimi. Për një leje qëndrimi false italiane, çdo përfitues duhej të paguante 500 euro. Për një patentë pagesa ishte në masën e 150 eurove, ndërsa për një vërtetim doganor të hyrjes së automjetit rreth 10 mijë lekë të reja. Dokumente të kësaj natyre, policia ka bllokuar rreth 7200 copë, bashkë me pulla të ndryshme, franceze, italiane e gjermane, si dhe dokumente automjetesh të llojeve të ndryshme. Janë bllokuar edhe 45 kompjuterë, me programe falsifikimi që përdoreshin bashkë me 54 skanerë për prodhimin e dokumenteve false. Të gjitha pajisjet e sofistikuara mësohet se ishin blerë me shumat e majme të fitimeve, që arrinte grupi kriminal gjatë prodhimit dhe shitjes së dokumenteve të falsifikuara kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mbi të arrestuarit rëndojnë më tepër se katër akuza, si "falsifikimi i dokumenteve shtetërore", "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", "falsifikim i vulave dhe stampave" dhe "prodhim të mjeteve për falsifikim".
Të arrestuar
Edmond Apostoli 48 vjeç
Ilir Fusha 53 vjeç
Mariglen Nikaj 58 vjeç
Pirro Kosta 48 vjeç
Avni Sinameta 27 vjeç
Menduh Koçi 45 vjeç
Artur Tahiri 37 vjeç
Julian Gina 38 vjeç
Sekuestruar
1 milion lekë
2 320 euro.
3 250 dollarë
45 kompjuterë
54 skanerë dhe fotokopje
63 patenta të falsifikuara
7150 vërtetime hyrje për makina në doganë
823 dokumente italiane për makina
95 leje qëndrimi italiane
1280 copë CD të mbushura me programe
13 materiale për prodhimin të patentave