Tedi Papavrami thyen heshtjen në Amfiteatrin e Durrësit
Nuk është Russell Crow. E vetmja e përbashkët që ka me gladiatorin muskuloz është guximi për të përballuar sfidën.
Oerd Ulqini
Tedi Papavrami ka zbritur në arenën e amfiteatrit të perandorit Trajano, duke fituar “duelin” me publikun. I “armatosur” me violinën e tij dhe i shoqëruar nga pianoja e artistes zvicerane Deborah Lee, Papavrami ka thyer heshtjen shekullore që sundonte në amfiteatrin e Durrësit. Ka qenë një mbrëmje e niveleve më të larta muzikore, ajo që është shfaqur në amfiteatër. Një publik i zgjedhur, ku spikasnin 30 delegacione të ambasadave të huaja në Tiranë dhe intelektualë të shquar vendorë ka duartrokitur gjatë lojën virtuoze të dyshes Papavrami-Lee. Në prezantimin e tij, muzikanti i shquar ka zbuluar të fshehtat e kësaj mbrëmje artistikisht magjike. Si një artist i sprovuar Papavrami u ka kërkuar “paparacëve” durrsakë të mos fotografonin, kur ishin duke luajtur në piano dhe violinë, pasi ‘flashi’ i fortë sillte shpërqendrim. Sekreti i asaj mbrëmje ishte gjysmë-errësira, ajo duhej ruajtur me çdo kusht. Në atë mbrëmje të madhe të muzikës klasike “paparacët” iu bindën vullnetit të “gladiatorit” Tedi. Duke dalë si rrallë herë nga natyra e tyre, fotografët fiksuan vetëm imazhe gjatë prezantimit të pjesëve klasike. Tedi bëri një prezantim të shkurtër të muzikës që do të luante, duke falënderuar njëkohësisht të pranishmit për pritjen mjaft të ngrohtë. “Jam i lumtur që luaj për ju”. Kaq ka thënë violinisti. Më pas ka “folur” arti i tij i rrallë. Zgjedhja e pjesëve ka pasur diçka subjektive. Fundja nuk ka asgjë të keqe nëse Tedi kërkon t’i imponojë publikut shijet e tij. Amfiteatri, dëshmitar i betejave të përgjakshme ka ndërruar destinacion pas 2 000 viteve histori. Ndriçimi i zbehtë me dritë qirinjsh dhe shandanësh, të shoqëruara me tym, kishte një funksion të dyfishtë, sjelljen e atmosferës romantike dhe largimin e mushkonjave. Por atë mbrëmje askush nuk u kujtua më për mushkonjat. Tingujt e Tedit dhe të Deboras “hipnotizuan” të pranishmit. Muzika e Bethovenit, Chaussonit dhe Ravelit, solli tek durrsakët dhe të ftuarit specialë nga Tirana emocione të veçanta. Koncerti zgjati më pak se një orë e gjysmë dhe pas tij u shtrua një koktej.
Minutat me Beethoven
Tedi Papavrami u ngjit në skenën e improvizuar të amfiteatrit antik të Durrësit i veshur si zakonisht, me këmishën pa jakë, dhe nuk i fshehu emocionet kur u tregoi spektatorëve historinë e Sonatës së Krojcerit (Kreutzer) të Bet’hovenit, që zuri vendin kryesor në koncertin e tij të parë në këtë amfiteatër. Tingujt e violinës së Papavramit sollën në këtë koncert historinë e trishtuar të kësaj vepre, të cilën fillimisht kompozitori gjenial L. V. Bet’hoven e shkroi për mikun e tij, violinistin polak me origjinë indiane Brixhtauer. “Ishin shumë shokë, edhe shokë të pijes, tha Tedi për artëdashësit mes të cilëve personalitete të njohura të artit, kulturës dhe politikës, dhe Sonata e Nëntë, siç njihet ndryshe ajo, ishte një nga pjesët më të intepretuara nga violinisti, në partiturën e të cilit shkruhej “Sonatë mulateske për mulatin Brixhtauer. Por mjeshtri i madh u mërzit një ditë me shokun e tij mulat dhe ia dedikoi atë violinistit tjetër, Krojcerit, i cili nuk e intepretoi asnjëherë Sonatën e madhërishme”, vijoi tregimin e tij Papavrami, i cili për 31 minuta radhazi interpretoi veprën e Bet’hovenit. Në pjesën e dytë të programit, Tedi Papavrami interpretoi disa vepra të kompozitorëve francezë. “Poema për violinë dhe piano” e autorit Shoso (Chausson) solli influencat vagneriane në muzikën franceze të shekullit të 19-të, ndërsa interpretimi ekspresiv i Papavramit përcolli rafinimet harmonike të pakrahasueshme të veprës violinistike të Soshosë, i cili ndërroi jetë aksidentalisht në moshën 40-vjeçare. Dy veprat e Moris Ravelit “Sonatë për violinë dhe piano” si dhe “Cigane” përcollën gërshetimin e melodisë tradicionale me teknikat e xhazit, që autori Ravel, bashkëkohës dhe shok klase me George Gershwin, ka shkruar me aq mjeshtëri.