Dëmtimi, Interi humb Shnajderin për 20 ditë
TIRANE-Interi do të jetë pa Uesli Shnajder në transfertën delikate ndaj Trabzonsporit, në Champions League. Organizatori holandez ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë, duke bërë nxemjen në ndeshjen ndaj Kaljarit.
Lajmi i mirë për tifozët zikaltër është se koha e rikuperimit do të jetë vetëm 20 ditë, ndërsa pritej të ishte më e gjatë. Ndërkohë, janë të gatshëm Lusio e Nagatomo, ndërsa presidenti Morati duket se shpreson shumë te dy të rinjtë Alvarez e Kutinjo, nga më të mirët në fushë në takimin e së shtunës. Sot, Interi ka udhëtuar drejt Turqisë, por e ka bërë këtë me gjysmë ore vonesë, pasi ekipit i është dashur të presë Zaraten. Argjentinasi kishte harruar pasaportën në qendrën stërvitore dhe është kthyer për ta marrë. Ndeshja e nesërme konsiderohet vendimtare për Interin, sidomos përsa i përket vendit të parë në grup. Sa për kualifikimin, zikaltërve u mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)