E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli thyen Çelsin, V.Boas drejt shkarkimit

LONDER-Projekti i Andres Vilas Boas rrezikon të ndërpritet pas vetëm 4 muajsh, teksa Çelsi i tij tashmë është i zhytur në një krizë pafund. Blutë e Londrës sot kanë pësuar humbjen e radhës, këtë herë ndaj Liverpulit. Një disfatë që e lë Çelsin 12 pikë larg Mançester Sitit dhe në të njëjtën kuotë me të kuqtë, ç’ka e vë në dyshim edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Problemi më i madh i londinezëve duket se është mbrojtja. Në pjesën e parë, Liverpuli ka shkuar te porta sa herë ka dashur, duke krijuar një seri rastesh, por që nuk u shfrytëzuan mirë nga Suarez. Në minutën e 34-t erdhi goli i Maksi Rodrigez, mëse i merituar duke parë dominimin e skuadrës së Dalglish. Në pjesën e dytë Vilas Boas hedh në lojë Starrixh, që barazon shumë shpejt shifrat. Më pas hyn edhe Torres për një Drogba të “shuar”, por golin e shënon një ish-futbollist i Çelsit, Glen Xhonson, tashmë pjesë e Liverpulit. Pasi kalon Xho Kol, ai futet në zonë dhe mposht Petr Çeh me qetësi. Reagimi i Çelsit thuajse nuk ka ekzistuar dhe Liverpuli ka çuar në shtëpi një fitore të çmuar. Për Vilas Boas duket se do të jetë ndeshja e fundit në “Stemford Brixh”, pasi është e vështirë që Abramoviç t’ia falë këtë situatë ku ndodhet ekipi.

ANGLI
Noruiç-Arsenal 1-2
Man.Siti-Njukasëll 3-1
Everton-Ulvs 2-1
Stouk-QPR 2-3
Uest Brom-Bolton 2-1
Uigan-Blekbërn 3-3
Sandërlend-Fulham 0-0
Suonsi-Man.UTD 0-1
Dje
Çelsi-Liverpul 1-2
Sot
Totenhem-A.Vila
RENDITJA
Man.Siti 34
Man.UTD 26
Njukasëll 25
Çelsi 22
Liverpul 22
Totenhem 22
Arsenal 22
A.Vila 15
QPR 15
Uest Brom 14
Noruiç 13
Everton 13
Suonsi 13
Stouk 12
Sandërlend 11
Fulham 11
Ulvs 11
Bolton 9
Blekbërn 7
Uigan 6

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›