Dëmtimi, Roben rrezikon 5 muaj stop
Nëse frika e bavarezëve del e saktë, atëherë sulmuesi rrezikon të humbasë pjesën e parë të sezonit në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve. Drejtori i kampionëve të Gjermanisë, Kristian Nerlinger, pohoi për të përditshmen gjermane “Bild” se riaftësimi i lojtarit nuk po shkon sipas parashikimeve.
Në fillim u mendua se nënkampioni i botës me Holandën do të rikthehej në muajin tetor, por pjesëmarrja në Afrikën e Jugut me kombëtaren tulipane i ka ndërlikuar gjërat. Nerlinger ka theksuar se 26-vjeçari nuk duhet të kishte luajtur në kampionatin botëror.