Ibra: "Filozofi" Guardiola më hoqi gëzimin
Menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Milanos në orën 15:35, shtatlarti u shpreh: “Jam këtu për të fituar. Jemi skuadra më e fortë në Itali dhe një nga më të fortat në Evropë. Nuk do të iki pa fituar trofe. Interi? Kujtim i bukur, por për mua përfaqëson vetëm një të kaluar”. 28-vjeçari do të bëjë prezantimin e parë me tifozët e rinj mbrëmjen e sotme në pushim të ndeshjes mes Milanit dhe Leçes në “San Siro”.
Sulmuesi pohoi se Pep Guardiola ishte arsyeja që ai vendosi të lërë Barcelonën dhe se Milani ka qenë gjithnjë zgjedhja e tij e parë: “Zoti filozof më hoqi gëzimin – pohoi Ibra duke iu referuar teknikut katalanas -. Por tani Milani më riktheu kënaqësinë dhe jam shumë i uritur për trofe. Më në fund jam këtu dhe më bëhet qejfi. Milani është skuadra më e fortë në Itali dhe një nga më të fortat në botë”, shtoi ish-sulmuesi i Ajaksit, Juventusit, Interit dhe Barcelonës.