Nis Botërori ibasketbollit, humbjeshokuese e Spanjës
TURQI- Në Turqi ka startuar Botërori i 16-të i Basketbollit për meshkuj, një prej kompeticioneve më spektakolarë të këtij sporti, pas NBA. Turneu ka nisur menjëherë me një rezultat surprizë, teksa Spanja, kampione e botës në fuqi, është mundur 72-66 nga Franca në ndeshjen hapëse. “Demat” vinin në këtë ndeshje pa qendrën e Los Anxhelos Lejkërs Po Gasol, mungesa e të cilit duket se ka ndikuar shumë në formën e tyre. Spanja e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke udhëhequr deri në 18-9 në periodën e parë, por më pas francezët arritën të bënin përmbysjen e madhe.
Ndërkohë, asnjë problem për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që fituan lehtësisht 106-78 ndaj Kroacisë. Amerikanët gjithnjë e kanë nënvlerësuar këtë turne, duke zgjedhur gjithnjë lojtarë universitetesh, por këtë herë nuk mungojnë edhe basketbollistë të skuadrave të njohura të NBA, ndonëse Kobi Brajant apo Lebron Xhejms e kanë refuzuar pjesëmarrjen. Erik Gordon dhe Kevin Durant ishin liderët e ekipit amerikan në këtë takim.
Serbia ndërkohë arriti fitoren e parë duke mposhtur thellësisht 94-44 Angolën, ndërsa Greqia, finalistja e vitit 2006, mposhti 89-81 Kinën. Një fitore surprizë arriti edhe Libani, që triumfoi 81-71 ndaj Kanadasë, ndërsa Australia mundi 76-75 Jordaninë. Për Zelandën e Re, Kirk Peni shënoi 37 pikë kundër Lituanisë, por nuk arriti të shmangte dot humbjen në shifrat 92-79. Ndërkaq, Argjentina arriti të fitonte 78-74 ndaj Gjermanisë, duke premtuar se do të jetë një rivale e denjë deri në fund, ndërkohë që Rusia mposhti Porto Rikon. Këto ishin ndeshjet kryesore të raundit të parë, që premton spektakël dhe shumë emocione. Edhe këtë herë, skuadra si Amerika, Argjentina, Spanja apo Serbia mbeten favorite për t’u shpallur kampione të botës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)