E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J2 Dinamo – Besa 2-1

Dy gola të mesfushorit të Kombëtares, Emiljano Vila, i siguruan tri pikë e para Dinamos në kampionat, në fitoren 2-1 ndaj Besës, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superligës. Humbja e javës së parë ndaj Flamurtarit (1-0), solli shqetësime të mëdha në kampin dinamovit, por trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko ia doli të fitojë ndaj formacionit të Besës, ndaj të cilit kishte humbur 3-1 në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Mesfushori durrsak, Emiljano Vila, i huazuar nga Dinamo e Zagrebit te Dinamo e Tiranës, shënoi në minutën e 20-të, duke krijuar besim te 18-herë kampionët e Shqipërisë. Gjyqtari Lorenc Jemini anuloi një gol të Sokol Cikalleshit në minutën e 33-të, përpara se sulmuesi i talentuar i Besës të barazonte në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Në minutën e 65-të, Vila, në superformë shënoi golin e dytë të Dinamos, ndërkohë që Cikalleshi tronditi shtyllën e bluve në minutën e 82-të. Në minutën e 89-të, lojtari i Kombëtares U-21 la fushën i dëmtuar, vetëm pak ditë nga zhvillimi i ndeshjes kundër Azerbajxhanin për eliminatoret e Kampionatit Europian U-1 2011.

Në javën e tretë, Besa do të luajë në shtëpi (pa shikues) me Flamurtarin, që nga ana e tij i ka fituar të dy takimet e para, ndërkohë që Dinamo do të udhëtojë drejt Durrësit për tu përballur me Teutën.

KUZHE
I pranishëm në këtë takim ishte dhe trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i cili ndoqi në aksion, jo pak por katër lojtarë të përfaqësueses: portierin Isli Hidi, si dhe tre mesfushorët Elis Bakaj, Gjergji Muzaka dhe Emiljano Vila.

STATISTIKA
Për Dinamon kjo ishte fitorja 68-të në 117 ndeshje historike me Besën (20, e fundit në mars të vitit 2007).

DETAJE
Dinamo mori revanshin e finales së Superkupës ndaj Besës, kundër së cilës humbi 3-1 Besa në dy ndeshjet e para nuk ka grumbulluar asnjë pikë, njësoj si Bylisi Emiljano Vila shënoi dopjetën e parë të këtij kampionati, ndërkohë që u barazua me Daniel Xhafajn e Flamurtarit Për trajnerin e Dinamos, Blanko, kjo ishte fitorja e tij e parë kundër një skuadre shqiptare Besa nuk fiton prej nëntë ndeshjesh me Dinamon, kur të fundit e ka fituar atë 2-0, më 31 mars të vitit 2007

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 28 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›