Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Lurë, banorët paralajmërojnë protesta
RRëSHEN- Banorë të komunës Prosek në Mirditë kanë dalë sot në një protestë paralajmëruese për dëmtimin e rrugës nacionale Rrëshen-Lurë . Rruga shfaqet në gjendje të mjerueshme pasi sipas banorëve edhe pse fondet kanë ardhur prej 4 vitesh në rrugën që lidh katër komuna nuk është bërë asnjë investim.
Aksi Rrëshen-Lurë me gjatësi 60 km shfaqet më problematik në pjesën Prosek –Lurë ku mjetet herë pas herë ngecin në baltë.
Banorët thonë se në datën 1 mars do të bllokojnë rrugën nacionale deri në një përgjigje për riparimin e saj.
(e.n/News24/BalkanWeb)