Vlorë, protesta pas lëndës plasëse në makinën e kreut të PS
VLORE- Protestë në hyrje të Vlorës, për lëndën plasëse në makinën e kreut të PS së Vlorës, Eltar Dede. Anëtarë të PS dhe qytetarët kanë dalë në hyrje të qytetit të Vlorës, me parrulla në duar. Qeveria po mbulon krimet, kanë qenë thirrjet e protestuesve, ndërsa anëtarë të PS së Vlorës kanë shtuar se urrejtja e Berishës po troket edhe në familjet vlonjate.
Protesta ka marrë shkak nga ngjarja e dy ditëve më parë kur një sasi lënde djegëse e shoqëruar me fitil ndezës, është vendosur nën automjetin e kreut të Partisë Sociliste të VLorës ,Eltar Dede, në të njëjtën kohë deputet i qytetit të VLorës.
Sipas Dedes ,ai gjeti në mjetin e tij dy shishe, një nën automjet dhe një tjetër në brendësi, te cilat i ka konstatuar gjate kohës që do hynte në automjet bashkë me djalin e tij.
Dy shishet e gjetura mbanin lëng të ngjashëm me benzinën ndërsa pranë ndodhej edhe një fitil. Sipas kreut të PS së Vlorës, kjo ka të bëj me detyrën dhe funksionin e tij politik.
(e.n/BalkanWeb)