Foshnja me probleme në zemër, familjarët apel për ndihmë
TIRANE- Lindi 3 muaj më parë në mënyrë natyrale në Maternitetin e Tiranës por vetëm katër orë pas lindjes shfaqi probleme të rënda në zemër.
Pas qëndrimit katër ditë në maternitetin Koco Gliozheni në kryeqytet, Gerald Murga nga komuna e Martaneshit diagnostifikohet me malformime të rënda në zemër.
Për ti shpëtuar jetën nevojiten dy operacione , që sipas mjekëve tanë kardiologë duhen kryer jashtë vendit.
Prindërit e Geraldit të vogël kërkojnë ndihmë e shtetit për të nxjerrë pasaportën e djalit, e cila po vonon shumë dhe kjo ndikon në përkeqësimin e shëndetit të vogëlushit.
“Kërkoj nga qeveria shqiptare të bëjë të mundur nxjerrjen e pasaportës së djalit. Kam 30 ditë që kam bërë aplikimin në Bulqizë dhe nuk del pasaporta. Kërkoj vetëm pasaportën, nga ana ekonomike nuk i kërkoj asgjë shtetit shqiptar, vetëm pasaportën. Djalin e kam në gjendje të rëndë” shprehet Pëllumbi, i ati i djalit.
Babai rrëfen për News24 se për të dërguar djalin në shtetin fqinj, Itali e për të kryer dy ndërhyrjet kirurgjikale ka marrë para borxh , por apelon për ndihmë që këtë radhë është teknike dhe jo materiale. Të gjitha dokumentat janë gati, spitali është njoftuar tashmë pritet vetëm pasaporta e vogëlushit.
(e.n/News24/BalkanWeb)