E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohet pika kufitare e Kakavijës

GJIROKASTER- Zhbllokohet kufiri në pikën doganore të Kakavijës. Doganierët grekë kanë ardhur në punë në turnin e pasdites duke njoftuar edhe palën shqiptare për nisjen e punës.

Pritej që greva e doganierëve greke të paktën për Kakavijen të zgjaste deri të enjten në datën 25 shkurt. Por sot puna ka rifilluar pasi sic mësohet gjykata greke e ka quajtur të paligjshme grevën e doganiërve greke, grevë e cila në fakt paralizoi të gjithë Greqinë.

Kthimi në punë ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Athinës që e shpalli të pavlefshme grevën e doganierëve dhe punonjësve të Ministrisë së Financave mbrëmjen e së shtunës. Ky vendim i gjykatës, është i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ankesa për shpalljen e grevës të paligjshme u bë prej ministrit grek të Financave, Jorgos Papakonstandinu dhe u mbështet dhe nga Dhoma e Tregtisë së Athinës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›