E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina në Botëror, Maradona sharje kritikëve

ARGJENTINE- Argjentina ka siguruar kualifikimin për në Botërorin Afrika e Jugut pas fitores 1:0 në Montevideo kundër Uruguajt. Goli i shënuar 5 minuta para përfudnimit të ndeshjes i dha triumfin skuadrës së Maradonës e cila siguroi përfundimisht vendin e katërt. Ndeshja ishte shumë e tensionuar pasi të dyja skuadrat rrezikonin në rast se Ekuadori do të fitonte në Kili. Për këtë, pjesa e dytë nisi pas 27 minutash pushim dhe goli i Kilit në Santiago bëri që të merrnin frymë lirisht.
Argjentina nuk ka krijuar pothuajse asnjë sulm deri në minutën e 84-t. Megjithatë në fund të ndeshjes kanë festuar të dyja skuadrat pasi Uruguaj do të shkojë në play off ku do të ketë përballë Kostarikën.
Fitorja e Argjentinës në Uruguaj është pritur me festime në të gjithë vendin, pasi tifozët ishin duke përjetuar edhe njëherë fantazmat e Botërorit 1970. Por pavarësisht festës së madhe në vend, ajo cka bëri më shumë bujë ishte deklarata shokuese e Maradonës pas fitores. Ai ju përgjigj me një fjalor tepër të ulët kritikëve të tij, përpara kamerave të të gjithë televizioneve kryesore të botës.
“Ai që nuk besonte tek kualifikimi, dhe zonjat të më falin, le të vinë të na bëjnë pak seks oral të gjithëve dhe të vazhdojnë kështu. Unë mund të jem edhe i bardhë dhe i zi por asnjëherë gri. Ju që më keni trajtuar ashtu vazhdoni mbajeni” tha Maradona , duke përdorur një fjalor shumë vulgar. Ai përgëzoi Kilin për fitoren ndaj Ekuadorit ndërsa i dërgoi edhe një mesazh trajnerit argjentinas të kësaj skuadre .
Fjalët e thëna nga Maradona i detyruan televizionet ti kërkonin falje publikut.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›