Dëmtohen rrugët për në plazhet e Durrësit
19/07/2010 Më problematikë akset te sektori “Rinia”, Kallm, Sën Pjetër dhe Gjiri i Lalësit
DURRES- Disa rrugë, të cilat janë ribërë vitet e fundit, janë dëmtuar në mënyrë të ndjeshme. Janë kryesisht rrugë që të dërgojnë në plazhet për në sektorin “Rinia”, në Kallm dhe në atë të Shën Pjetrit në Gjirin e Lalësit. Këto zona kanë shumë të frekuentuara nga pushues ditorë dhe nga qytetarë, të cilët udhëtonin me dhjetëra kilometra për të pushuar në ditët e nxehta të verës.
Akset e dëmtuar
Rruga që kalon nga Sukthi për në Shën Pjetër dhe që administrohet nga Bashkia e Sukthit ka vetëm 2 vite e përfunduar si rikonstruksion duke hedhur edhe shtresën e asfaltit. Drejtues të mjeteve dhe banorë të fshatrave që përshkon kjo rrugë thonë se që në kohën e zbatimit të projektit u shfaqën problemet e para dhe u krijua bindja se rruga nuk do të qëndronte gjatë. Ndonëse është rrugë me taban me rikonstruksionin e saj rruga u bë shumë e ngushtë aq sa nuk kishte asnjë mundësi këmbimi dy mjeteve, të cilat duhet të gjenin xhepa rruge për t’u ndërruar në kahet e tyre. Nga Sukthi deri në bregdet është rreth 20 km, por nga Kulla deri në Shën Pjetër nuk mund të kalohet më as me furgonë. Gjatë më shumë se 7-8 km kjo rrugë është shembur, asfalti është çarë i tëri, janë hapur gropa të mëdha në mes të rrugës dhe ka rrëshqitje të shtresës drejt kanaleve të mëdha anësore. Problem nuk është tashmë mosfrekuentimi i rrugës nga pushues, por hallet dhe problemet e vet banorëve. Urgjencat dhe transporti i të sëmurëve është bërë shumë shqetësues vetëm për shkak të rrugës. E vetmja mundësi për të shkuar në bregdetin e Shën Pjetrit është rruga e Maminasit që detyrohet të përballojë të gjithë fluksin e lëvizjes së mjeteve sidomos në ditët e shtuna e të diel. Thuajse në të njëjtën gjendje është edhe rruga për në sektorin “Rinia” apo për në Kallm. Me gropa, inerte të hedhura në anë të saj, plehra që kundërmojnë erë shumë të rëndë. Në jo pak raste drejtuesit e mjeteve kanë bërë defekte të rënda në rrugë. Njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë vënë dorë as para nisjes së sezonit të pushimeve dhe as tani që ka nisur piku i kërkesës për të kaluar ditët e temperaturave të larta në bregdet. Plazhet në Kallm të Durrësit, sektorin “Rinia”, Hamalle, Shën Pjetër kanë nisur të ngjallin interesim të madh tek pushuesit, të cilët lakmojnë të pushojnë në vende të qeta dhe në ujë më higjenik.