E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Sistemi proporcional-rajonal përfaqësim dinjitoz

19/07/2010 PR bën publike propozimet për reformën zgjedhore

Partia Republikane bëri dje publik propozimin e saj mbi sistemin zgjedhor në vend. Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu, gjatë një takimi me aktivin e PR-së në Fushë-Krujë, ku u zgjodh edhe kryetari i ri i për rrethin e Krujës, kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke propozuar një sistem proporcional-rajonal me listë kombëtare preferenciale. Sipas tij, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për një përfaqësim dinjitoz të të gjitha forcave politike. Duke argumentuar propozimin e PR-së, Mediu vlerësoi se kodi elektoral aktual penalizoi partitë e vogla. Për këtë arsye ai kërkoi të fillohet të punohet sa më shpejt për reformën zgjedhore, në mënyrë që në Kuvend forcat politike të përfaqësohen në mënyrë sa më të drejtë, pasi “duke qenë një demokraci përfaqësuese, duhet të funksionojmë si e tillë”. Gjithashtu Mediu u ndal dhe te mënyra e votimit në zgjedhjet e ardhshme, duke nënvizuar se “votimi elektronik duhet realizuar sa më shpejt, në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë sa më transparent”. Ndërkohë që referuar rolit të partisë së drejtuar prej tij përballë procese integruese Mediu u shpreh se “në zgjedhje askush nuk pati dyshuar se ne do të punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa PS-ja për interesa të zotit Rama bojkotoi Kuvendin në një kohë kur BE-ja monitoronte institucionet tona dhe gjithashtu ka fakte që vërtetojnë se PS-ja me lobingun e saj është përpjekur të sabotojë procesin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›