E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konomi, verifikime për blerjen e Mercedezit luksoz në Kosovë

19/07/2010 Në 2009 automjeti u ble në Kosovë. Mjeti mund të mos jetë shlyer financiarisht

TIRANE- Informacionet që vijnë nga agjentët operative, se dy kosovarë mund të jenë ekzekutorët e 42 vjeçarit Franci Konomi, kanë bërë që grupi i hetimit të verifikojë praktikën që ka ndjekur viktima për blerjen e makinës tip Benz Mercedes. Sipas hetimeve aktuale viktima Franci Konomi në vitin 2009 e kishte blerë automjetin e tij në Kosovë, por që shifra financiare nuk bëhet publike nga hetuesit. Burimet tregojnë se mjeti luksoz është mbajtur për disa kohë me targat e kosovës ndërkohë që pak kohë më parë Konomi ia kishte zvendësuar ato me të Tiranës. Duke marë shkas edhe nga dëshmia e bashkëshortes së tij e cila ka pohuar në polici se bashkëshorti nuk ka pasur para të blejë makinën, hetuesit kanë ngritur një sërë dyshimesh. I pari dyshim që lidhet me këtë pistë hetimore, bën fjalë për një grabitje të mundshme të automjetit, i cili më pas mund të jetë nxjerrë në shitje nga grabitësit, ku blerësi ka qënë 42 vjeçari Franci Konomi. Këtë dyshim, hetuesit e përforcojnë akoma dhe më tepër kur shprehen se pronari i ligjshëm i makinës mund të ketë lokalizuar mjetin e tij dhe për pasojë ka vendosur që ta ekzekutojë përdoruesin. Ndërkohë që një tjetër pistë që ka të bëjë me verifikimin e praktikës së blerjes së makinës luksoze lidhet me dyshimin se Franci Konomi, nuk ka mundur të shlyejë financiarisht automjetin e blerë në Kosovë. Burimet shtojnë se kjo gjë mund të ketë ndikuar në lindjen e ndonjë konflikti mes palëve dhe për pasojë ndodhi dhe ngjarja e ditës së enjte në qëndër të Tiranës, ku ekzekutua me 6 plumba 42 vjeçari Franci Konomi. Këto janë vetëm nga disa dyshimet që ka ngritur policia lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që shumë informacione operative tregojnë se Konomi është qëlluar nga shtetas Kosovarë. Burimet thonë se këto informacione mund të jenë të vërteta, por deri më sot nuk ekziston ansjë provë bindëse që do të vërtetonte këtë dyshim. Ndërkohë që shumë dyshime janë ngritur edhe për sa i përket problemeve që 42 vjeçari kishte në shqipëri dhe jashtë saj. Anëtarët e grupit të hetimit prej dy javësh janë duke punuar intesivisht për të hedhur dritë mbi ngjarjen, por që deri më sot konkluzioni i tyre ka qënë negativ, për sa i përket identifikimit dhe arrestimit të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Kjo edhe për shak, se viktima njihej si një nga anëtarët e bandës së rrugës “Bardhyl”.

Priten tabulatet

Aktualisht policia dhe prokuroria janë përqëndruar në disa pista hetimi, ndërkohë që vëmëndje po i kushtohet edhe informacioneve të marra në rrugë operative. Përfaqësuesit e akuzës janë në pritje të ardhjes së tabulateve telefonike, ku shpresohet se nëpërmjet tyre mund të gjenden prova për të identifikuar autorët e ekzekutimit të Franci Konomit. Tabulatet telefonike do tregojnë nëse 42 vjeçari ka marë telefonata kërcënuese apo jo, si dhe në të njëjtën kohë ato do ndihmojnë në identifikimin e personit kërcënues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›