E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohen simbolet kombëtare të shtetformimit

25/10/2004  VLORË – Sheshi qendror i qytetit prej muajsh është kthyer në vend peligrinazhi për mijëra qytetarë kosovarë që vijnë çdo ditë për të vizituar sheshin e Flamurit. Ky shesh, që për disa dekada histori, nuk pati mundësi të vizitohej nga kosovarët, është shndërruar në më “të preferuarin” për ata. Çdo kosovar i ri apo i vjetër në moshë, që vjen në Shqipëri, patjetër do të rezervojë një shëtitjte në këtë shesh, të cilin mjaft prej tyre e quajn me simbolizmën “Mekë”.

Po ky shesh historik, të ofron edhe të pakëndshme të ndryshme, që lidhen si me dëmtimet e simboleve të pavarësisë në qendër të tij, ashtu edhe me ambientin e lën jashtë kujdesit, i cili tashmë është shndërruar në një WC publike natyrore...

Një i ri nga Prishtina, Arben Kastrioti, i entuziazmuar tregon se është maturant dhe se e ka herën e parë që vjen në Shqiëpri, por edhe që viziton Vlorën.

“Të gjithë si klasë e lamë që për së pari të vizitojmë vendin ku u themelua shteti i parë i Arbrit. Jam i gëzuar që e realizove këtë dëshirë”.

Një tjetër, Bujar Kazanxhiu, 17 vjeç, i cili tregon për sfidën që i kanë bërë aksidentit të disa ditëve më parë në Fushë Arrëz, nuk e fsheh befasinë për gjendjen tepër të rënduar të përmendores së ngritjes së Flamurit.

“Siç e shihni edhe vetë aty, ku qëndron shtiza e flamurit, datës simbol të vitit të ngritjes së shteti, i mungon numri ‘9’. Është qeshrake për mjaft vizitor pamja që shfaqet. Jo vetëm kaq, vazhon Bujar Kazanxiu, por lulishtja përreth përmendores është kthyer në nevojtore, ku mjaft qytetar e kalimtarë kryejnë nevojat e tyre, pa as më të voglën frikë, thua se aty është ngritur ndonjë WC që shihet vetëm prej tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›