Prefektura dhe zyra e punës, akuza të ndërsjella për 10 milionë lekë
25/10/2004 ELBASAN - Një debat i lindur ditët e fundit mes institucionit të prefektit dhe zyrës rajonale të punësimit ka sjellë jo pak zhvillime në dy krahët, duke akuzuar njëri-tjetrin për shpifje.
Institucioni i prefektit ka dalë disa ditë më parë në një dekaratë për një dëm efektiv të shkaktuar nga mosmenaxhimi i mirë i fondeve për nxitjen e punësimit nga ana e zyrës së punës. Dëmi llogaritet në një milion lekë (të reja) si pasojë e mosmenaxhimit të mirë të projekteve ku kanë rezultuar edhe shkelje.
Zyra rajonale e Punësimit ka në zbatim 7 projekte për punësimin e 180 personave, duke shfrytëzuar një fond prej 12 milionë lekësh (të reja). Gjatë dy muajve të fundit janë zhvilluar 3 aktkontrolle sipas drejtorit të zyrës rajonale, Naim Likrama, duke renditur të parin atë të prefekturës së Elbasanit, ku fondi i lëvruar për këtë zyrë ishte 2.6 milionë lekë (të reja), të cilat janë paga dhe sigurime shoqërore për 6 subjektet e përfshira në projekt. Ndërkohë, sipas përfaqësuesve të prefekturës, që kanë drejtuar edhe kontrollin, projekti nuk ka dhënë efektivitet dhe si pasojë ka një rrjedhje të parave, duke mos i shërbyer nxitjes së punësimit dhe një sasi e parave janë kanalizuar pa ndonjë destinacion.
Kontestimet e drejtorit të zyrës së punës janë bazuar edhe në dy aktkontrolle nga ana e Ministrisë së Punës dhe Këshillit të Ministrave për projektet e nxitjes së punësimit që, sipas tij, nuk ka vërejtje të kësaj natyre.
Ndërsa për raportin e prefekturës, ku pritet një raport i detajuar drejtuar ministrit të Punës Engjell Bejtaj, Likrama është përgjigjur se nuk ka qenë joprofesional, por vetëm tendencioz për të mbërritur në synime politike dhe interesa të ngushta. Këto kanë lidhje me postin e kryetarit të PSD, është përgjigjur ai, pasi është zgjedhur sërish me shumicë votash për të drejtuar degën e Elbasanit.