E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiago Silva, blerja e parë e Milanit

Gjithçka perfekt. Tiago Silva është blerja e parë e Milanit për sezonin 2009-2010. Mbrojtësi i fortë brazilian i Fluminenses do të mbërrijë në Milano në fundjavë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Tiago Silva nuk mund të luajë me Milanin në fazën e dytë, pasi shoqëria kuqezi nuk mund të hedhë në fushë lojtarë të tjerë ekstrakomunitarë, por mbrojtësi do të bashkohet me skuadrën për t’u njohur e integruar me shokët e rinj të skuadrës e të stërvitet në Milanelo, ashtu siç bëri Pato sezonin e kaluar.

E Enjte, 11 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›