Dëmtohet Barzajli, rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2012
Italia
Lajm i keq për Italinë dhe Çezare Prandelin. Andrea Barzajli rrezikon të mos i bashkohet skuadrës në Euro 2012. Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim, i cili, sipas mjekëve, nënkupton një ndalesë prej 20 ditësh. Kjo u njoftua nga mjeku i Kombëtares së Italisë, profesor Enriko Kastelaci. Stafi drejtues i axurrëve tani për tani po pret ecurinë e problemit të Barzajlit, të paktën në 24 orët e ardhshme, për të vendosur pastaj për zëvendësimin e tij nëse nuk do të ketë asnjë shans për tu riaftësuar, vendim që do të merret të premten. Barzajli me siguri nuk do të jetë në dispozicion të Prandelit për ndeshjet në fazën e grupit. Shpresat e stafit mjekësor italian janë që mbrojtësi të bëhet gati të paktën për fazën e dytë të turneut, nëse axurrët do të kualifikohen.
Dëmtohet Barzajli, rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2012 burimi: Gazeta Shqip