Marchisio nuk i frikësohet Spanjës

Mesfushori i Italisë, Claudio Marchisio beson se Kombëtarja e tij nuk ka pse të frikohet në ndeshjen e parë kundër Spanjës në Euro 2012.
“Ne nuk i frikohemi askujt, jemi Italia, një vend i madh. Ne do të luajmë kundër kampionit të Evropës, skuadër kjo që e luan futbollin më të mirë në botë. Por, verën e kaluar i kemi mposhtur ata dhe duhet të luajmë në atë mënyrë”, tha Marchisio në një konferencë për media.
Që të dy kombëtaret gjenden në grupin C së bashku me Kroacinë dhe Irlandën Veriore.