E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Benzema, por do të jetë në fushë

Trajneri Lorent Blank ka mbajtur frymën dje pak orë përpara nisjes për në Shqipëri, kur në stërvitjen e fundit në Klerfonten, Karim Bezema është rrëzuar në tokë, duke mbajtur kaviljen me dorë. Sulmuesi i Real Madridit e ka ndërprerë stërvitjen për të mos agravuar gjendjen dhe është kontrolluar nga mjekët e përfaqësueses së “gjelave”. Disa elementë të skuadrës së Blankut ishin duke zhvilluar një sfidë 5 kundër 5, kur Benzema ndjeu dhembje dhe braktisi mini-ndeshjen. Sidoqoftë, për lojtarin duket se nuk ka asnjë problem dhe prezenca e tij në fushën e lojës kundër Shqipërisë dhe Rumanisë nuk është vënë në diskutim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›