E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakaj: Ka vetëm një mundësi me Francën, të japim 100%!

Grumbullohet në kombëtare pas eliminimit të Dinamos së tij nga Vorskla e Dallkut dhe Januzit dhe pret që të jetë në fushë qoftë për disa minuta. Tregohet i matur dhe shmang keqkuptimet: “Më hahet haku? Nuk e them këtë. Vendos trajneri për aktivizimin tim.” Ekziston vetëm një armë e kuqezinjve që mund t’u bëjë ballë francezëve: kompaktësia dhe loja në grup. “Franca është një nga ekipet më të mira në botë. Problemi është si mund ta ndalim këtë skuadër. Këtë ekip e ndal vetëm nëse je grup, nëse luan me 100 për qind të mundësive. Kjo është rruga e vetme,” – thekson Bakaj. Pyetja për Elisin është gjithmonë e njëjtë: kur do të jetë titullar në kombëtare: “Çdo lojtar dëshiron që të luajë sa më shumë. Mua më mbetet që të jap maksimumin për aq minuta që sa do të më jepen në disipozicion. Unë nuk merrem me punët e trajnerit. Është ai që vendos, edhe pse unë dua të luaj sa më shumë minuta,” – përfundon 24-vjeçari kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›