E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Cana, mungon të mërkurën kundër Montpelje në Kupë

Lorik Cana, futbollisti shqiptar i Olimpikut të Marsejës, që arriti një fitore në "Velodrome" është dëmtuar gjatë ndeshjes kundër kundër Bordo (2-1). Lajmin e konfirmon vetë trajneri Albert Emon. Cana ishte pjesë e kombinacionit të golit të dytë. Cana dhe nja goditje nga e djathta dhe Sami Nasri nuk mund të bënte gjë tjetër vecse të shënonte në portën e Bordo në minutën e 55-të.
Loriku u zëvëndësua në minutën 78-të nga Oruma për shkak se nuk ishte në gjendje më të vazhdonte lojën pas demtimit.
Trajneri i Marsejës ishte shumë i gëzuar pas fitores me Bordo. Madje aq sa e morri me të qeshur dhe dëmtimin e Lorik canës, kur u pyet nga media franceze në lidhje me shëndetin e futbollistit shqiptar. "Unë nuk jam një doktor" , bëri shaka Emon, teksa u përpoq të fshihte shqetësimin për një nga lojtarët më të mirë të tij dhe celsin e mesfushës marsejeze.
Lorik Cana, që është bërë pre e dëmtimeve të tij në javët e fundit, pritet të mos luajë kundër Montpelje të mërkurën për Kupën e Ligës franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›