E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teser: “Me Skelën loja jonë ka më shumë kualitet”

Trajneri i Askolit, Teser pohoi pas barazimit 1-1 me Mesinën, se vlerësonte shpirtin e skuadrës. "Nuk e humbëm toruan dhe arritëm të barazonim. Pas barazimit vazhduam të sulmonim duke kërkuar fitoren me një adrenalinën që i motivonte më shumë lojtarët e mi. Duhet të punojmë shumë. Nuk duhet të harrojmë se mungojnë elementë të kalibrit të Delvekios dhe Fontanës, ndërkohë që Skela do akoma kohë për të hyrë në sistemin tonë të lojës. Megjithatë e shoh në rritje"
Teser në një intervistë për "Corriere Adriatico" shpjegon dhe arsyet se përse e zëvendësoi Xhampan me Skelën: "Pavarsisht se Xhampa nuk e mirëpriti zëvëndësimin kundër ish-skuadrës së tij, unë dua të them se nuk ndodhi asgjë. Zëvendësimi ndodhi vetëm për faktin se me Skelën loja jonë do të kishte më kualitet përpara dhe nga ana tjetër dëshiroja që Lukovic të kishte më shumë hapësirë në krahë. Mendoj se Xhampa duhet të jetë i kënaqur që e zgjodha midis titullarëve".
Lojtari i Askolit, Xhampa nuk e priti mirë zëvendësimin e tij nga Skela në ndeshen Askoli-Mesina (1-1), madje shfaqi nervoziëm kur u ai u largua nga fusha. "Po të isha unë trajneri do të më lejontë gjithmonë të luaja. Por është normale pasi jemi 29 lojtarë dhe të gjithë do të gjykonin kështu. U nervozova pasi ish një ish (lojtar i Mesinës) dhe duhet të luaja nëntëdhjetë minuta pavarsisht nga rendimenti. Nuk e prisja zëvendësimin. Por jam një kalabrez dhe shpesh herë da nga mendtë e kokës. Është hera e parë që e humbas toruan".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›