Sherr mes adoleshentësh, plagoset rëndë njëri
Një 19-vjeçar nga Starova e Pogradecit është plagosur rëndë me thikë, i sulmuar nga dy të rinj. Sherri i nisur me disa bashkëmoshatarët të tij ka lënë të plagosur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit 19-vjeçarin me inicialet D.H. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në rrugën “Rinia” të qytetit të Pogradecit. Dy persona kanë sulmuar me thikë 19-vjeçarin, duke tentuar ta vrasin pas një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta. Policia bëri të ditur se dy bashkëmoshatarët e të plagosurit i kishin zënë pritë në Lagjen 2 të qytetit dhe ndërsa 19-vjeçari ka dalë nga një lokal, e kanë sulmuar duke e goditur me grushte dhe më pas e kanë plagosur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Policia lokale ka mundur të identifikojë si autorë të mundshëm të krimit Bledar Berberin dhe Brian Syzon. I riu që është lënë i plagosur në rrugë është transportuar drejt spitalit me plagë të rrezikshme në trup, ndërsa autorët që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes, janë shpallur në kërkim policor.
#