E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo në spital, vuan nga një virozë e rëndë

BRAZIL- Ronaldo është shtruar në spital, pas një temperature akute, që ka ardhur si pasojë e sëmundjes së quajtur “dengue”. Fenomeni brazilian duket se është pickuar nga një mushkonjë, që i ka shkaktuar sëmundjen e rrallë dhe shumë të rëndë, që shoqërohet me temperaturë të lartë. Ajo mendohej se ishte zhdukur që prej vitit 1923 në Brazil, por Ronaldo ka thënë se është sëmurur në lokalitetin e Trankosos, në Bahia, ku ka kaluar festat e fundvitit. “Po e marr veten, por isha shumë keq, me një temperaturë të tmerrshme”, tha Ronaldo.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›