Dëmtohet Guti, mungon kundër Xerezit
Mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gui, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Manuel Pellegrini këtë fundjavë, pasi është dëmtuar në fushën stërvitore.
Marca njofton se spanjolli ka dëmtuar nyjën e këmbës së djathtë, ndërsa nuk dihet nëse do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.
Do të ishte një hendikep i madh për Realin nëse Guti nuk luan kundër Lyonit, me qenë se në ndeshjet e fundit ka qenë në formë të jashtëzakonshme.