E Diel, 1 Nëntor 2026

Iniesta: Do vazhdojmë me lojtarët që disponojmë

Barcelona do të ketë mungesë të madhe lojtarësh në ndeshjen kundër Atletico Madridit këtë fundjavë, mirëpo Andres Iniesta thotë se katalunasit do të luajnë me lojtarët që kanë në dispozicion.
"është një situatë e vështirë, sepse kemi mungesa të shumta, mirëpo nganjëherë duhet të përballemi me situata të këtilla, dhe dëmtimet janë po ashtu pjesë e futbollit".
"Do të vazhdojmë më tutje me lojtarët që kemi dhe lojtarët nga ekipi i të rinjve, dhe nuk do të mundohemi të nxjerrim arsyetime", ka thënë mesfushori spanjoll për Sport. Blaugranët do ta vizitojnë stadiumin Vicente Calderon me mungesa të tilla, si Pique, Chygrynskiy, Marquez, Alves, Abidal etj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›