Ekstradohet i dënuari për shfrytëzim prostitucioni
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me një vendimin të vitit 2007, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Shtetasin Adrian Mertiraj në pranverën e vitit 2004, është njohur me shtetasen E. H., e cila kishte ardhur në Tiranë dhe jetonte në qytetin Studenti.
Ky shtetas i ka premtuar të dëmtuarës se do ta merrte me vete në Gjermani. Shtetasja E.H. e ka pranuar propozimin dhe pasi ka ardhur garancia nga Gjermania, nga shtetasja gjermane Krista R., e cila ishte bashkëshortja e Mertirajt, ajo ka marrë vizën dhe ka ikur në Gjermani. Atje ajo është pritur nga shtetasi Mertiraj, dhe është sistemuar në një hotel.
Me kalimin e kohës ai i ka kërkuar asaj të prostituojë, dhe kundërshtimi i të dëmtuarës e ka acaruar atë, duke ushtruar dhunë mbi shtetasen E.H.. Që nga ajo kohë e në vazhdim e dëmtuara është detyruar me forcë të ushtrojë prostitucion nën ndikimin e dhunës ç”njerëzore të të pandehurit. Në Gusht 2007, e dëmtuara është shtruar në urgjencën e spitalit të Essen/Gjermani, pasi ishte rrahur egërsisht nga i pandehuri.
E ndihmuar nga një shtetas kosovar ajo është larguar më pas drejt Shqipërisë, ku ka depozituar dhe kallëzimin përkatës. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Hagën në Hollandë në datën 13.08.2008, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i këtij shtetasi. Ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.