E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Roben, Holanda në ankth

Mesfushori

Holanda paraqitet në formë të jashtëzakonshme vetëm pak ditë përpara fillimit të Botërorit 2010. Në miqësoren e luajtur në Amsterdam, “portokallinjtë” shkatërruan 6-1 Hungarinë, duke e ngritur në 19, numrin e ndeshjeve pa pësuar humbje. Pas golit të parë të miqve me Dzudzak, Holanda reagoi dhe shënoi me Van Persin, Shnajder, Roben (dy gola), Van Bomel dhe Elia. Megjithatë, shqetëson gjendja e Roben, pas një goditjeje që lojtari i Bajernit pësoi në gjurin e majtë. Në të 85-tën, ai u largua nga fusha duke çaluar, ndërsa nuk u nis me skuadrën drejt Afrikës së Jugut, pasi do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. “është një katastrofë”, tha trajneri Bert van Marvijk. “Nëse do të ketë një shans minimal, do ta marr me vete”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›