Mallkimi Çelsi godet edhe Obi Mikel
Nigeria
Vazhdon “mallkimi” i çelsit në Kupën e Botës. Pas gjermanit Balak (kavilje), ganezit Esien (gjuri) dhe kapitenit të Bregut të Fildishtë, Drogba (që rrezikon seriozisht pas frakturës në bërryl), nga aktiviteti në Afrikën e Jugut duhet të heqë dorë edhe nigeriani Xhon Obi Mikel. Mesfushori 23-vjeçar i kampionëve të Anglisë është lënë jashtë listës së përfaqësueses afrikane për të mos përkeqësuar një dëmtim në gju, të cilin e ka pësuar që prej muajit maj. Gjendja e Obi Mikel ishte problematike, madje ai rrezikonte edhe karrierën si profesionist. Lojtari u stërvit të premten me skuadrën në Durban, por e kuptoi se ishte ende larg gjendjes optimale. Së shpejti stafi teknik i Nigerisë pritet të bëjë publik emrin e zëvendësuesit të Obi Mikel.
#