E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Qeveria maqedonase të nxjerrë vandalët para drejtësisë

TIRANE-Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet shprehu sot indinjatën e thellë për dëmtimin që i është bërë Muzeut të Alfabetit në qytetin e Manastirit sot herët në mëngjes.

“Ky është një cënim i rëndë që i bëhet trashëgimisë historike dhe shpirtërore shqiptare pasi ngjarja që ky muze shënon, pra Kongresi i Manastirit është një ndër etapat më të lavdishme të historisë së Shqipërisë dhe gëzon vend të veçantë në çdo zemër shqiptari. Duket qartazi që ky akt ka në sfond urrejtjen anti-shqiptare dhe motivohet nga përpjekjet sllave për të fshirë përkatësinë etnike të qyteti shqiptar të Manastirit. PDIU i bën thirrje qeverisë maqedonase të nxjerrë menjëherë përgjegjësit vandalë para drejtësisë si dhe të marrë sa më shpejt masa për meremetimin e saj dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu ne i bëjmë thirrje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të kërkojë sqarime të mëtejshme për ngjarjen e rëndë dhe të bëj presion në mënyrë që trashëgimia kulturore shqiptare të jetë sa më e mbrojtur dhe të tilla raste të parandalohen në të ardhmen”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›