E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtohet lehte por luan me Anderlehtin

Ervin Bulku

Ervin Bulku ka pesuar nje demtim te lehte ne ije ne ndeshjen e kampionatit kroat qe Hajduku i Splitit ka fituar me shifrat 2-0 perballe Varteksit te Varazhdinit te shtunen. Mesfushori shqiptar i cili e nisi ndeshjen si titullar ka qendruar ne fushe vetem 45 minuta per te mos rrezikuar. Pas vizitave mjekesore u mesua se demtimi nuk ishte aspak serioz ndersa Bulku do te jete ne fushe te enjten ne ndeshjen e vlefshme per Grupin G te Europa League kunder Anderlehtit. Edhe pse ka luajtur nje pjese loje ne fundjave 29-vjecari ka marre komplimentet e trajnerit Stanko Poklepovic. Jam shume i lumtur per komplimentet e trajnerit por gjeja me e rendesishme eshte skuadra dhe fakti qe fituam. Per sa me takon e kam te qarte se duhet ta provoj sa vlej dite pas dite tha Bulku. Tani po mendojme per ndeshjen ne Europa League kunder Anderlehtit. Eumlshte shume e rendesishme te marrim tri piket per te fituar besimin. Ne duhet te flasim ne fushe gjate 90 minutave dhe jemi te sigurt qe tifozet do te na mbeshtesin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›