E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëmtohet turisti gjermani gjatë eksplorimit të Alpeve të Valbonës, policia shpëton 68 vjeçarin

Policia e shtetit i ka ardhur në ndihmë një turisti gjerman i cili kishte pësuar një aksident sot në Valbonë, ndërsa ishte duke eksploruar zonën e quajtur ‘Maja e Rosit’.

Pas marrjes së njoftimit ka ndërhyrë policia e Tropojës e cila ka marrë njoftimin se 68- vjeçari është dëmtuar në këmbë pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes.

Pas dy orësh kërkimesh, policia lokalizoi dhe gjeti turistin dhe më pas u transportua me ambulancë drejt Spitalit të Tropojës.

Sipas mjekëve, turistit i është dhënë ndihma e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës  është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›