Kualifikohen Tirana, Dinamo e Partizani

Dinamo arriti një tjetër fitore me Ilirinë, pas asaj në ndeshjen e vajtjes 3-2. Ekipi i Sejdinit fitoi 3-0 në takimin që u zhvillua Kompleksin Sportiv "Dinamo". Klodian Asllani shënoi golin e parë në të 10'. Gudjabi realizoi një dopjetë në minutat 39 dhe 64.
Tirana fitoi 3-0 me modestët e Cakranit, duke u kualifikuar për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Dosti celi serinë e golave në të 17, Eldorado Merkoci dyfishoi rezultatin në të 58 dhe goleadori Hamdi Salihi firmosi fitoren 3-0 në të 83' Ndeshjen e parë Cakrani e kishte fituar 1-0.
Por për Grupin 2, Partizani barazoi me Gramozin 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz. Partizani u kualifikua për më tej falë fitores 2-1 në Ersekë. Miqtë nga Erseka kaluan të parët në avantazhg me Do Santos (21'), dhe një minutë më pas barazoi Elis Bakaj (22'). Braziliani i Partizanit Xhunjor kaloi në avantazh në minutën 51-të. Braziliani i Gramozit, Do Santos vulosi rezultatin 2-2, duke shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të tretin në Kupë, por duke mos vazhduar dot më tej.
Ndeshja, Rez II, Rez I, Rez Pergjithshëm
Grupi 1
Dinamo-Iliria 3-0 (3-2) [6-2]
Asllani 10', Gudjabi 39'64'
Grupi 2
Tirana-Cakrani 3-0 (0-1) [3-1]
Dosti 17', Merkoci 58', Salihi 83'
Partizani-Gramozi 2-2 (2-1) [4-3]
Elis Bakaj 22', Xhunior 51' / Do Santos 21' 70'