Milani nuk e ka gjetur pasuesin e Shevçenkos

Milani arriti një barazim pa gola me skuadrën franceze Lilë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin H në Ligën e Kampioneve, duke e ndjerë akoma më shumë mungesën e ukrainasit Andrij Shevecenko, që u transferua gjatë merkatos së verës te Celsi. Edhe mbërritja e brazilianit Rikardo Oliveira nuk e ka mbushur atë boshllëk. Në Lens, ku Lilë zhvillon ndeshjet e shtëpisë për Ligën e Kampioneve, sulmuesi Alberto Xhilardino u pa shumë shpesh i vetëm në sulm. Gjashtë herë kamipionët në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet, krijuan shumë raste por nuk arritën kurrë të zhbllokonin rezultatin.
Xhilardino humbi një rast të pastër goli, që do të ishte edhe i pari i tij në 13 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampioneve, kur gjuajtja e tij në të 43' kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë të portës së mbrojtur nga Toni Silva. Milani arriti edhe një barazim 0-0 në fundjavën e kaluar në ndeshjen e kampionatit kundër Livornos, dhe kuqiznjtë kanë mundur të shënojnë vetëm pesë herë në katër takime.
"Jam shumë i kënaqur me formacionin nga një pikëvështrim, pasi mesfushorët tanë, si Kaka dhe Sedorf krijuan shumë raste", - pohoi Anceloti pas ndeshjes.
Trajneri i Milanit, Anceloti bëri të ditur se goli i shënuar nga Klarens Sedorf në minutën e 52-të nuk ishte realizuar nga një pozicion jashtë loje. "Ishte një gol i merituar dhe i rregullt".
Edhe pas barazimit zhgënjyes me Lilë, Milani vazhdon të jetë në krye të Grupit H me katër pikë në dy ndeshje. Lilë dhe Anderlhet kanë nga dy pikë, ndërkohë që me një pikë AEK i Athinës mbyll renditjen e grupit.