E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canaj dhe Starova gjobiten për deklarata në TV

Federata Shqiptare dha sinjalin se nuk do të tolerojë më asnjë shkelje apo incident në fushat e futbollit. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së dha plot 14 vendime të ashpra ku në epiqendër ishin ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Flamurtari-Teuta. Trajneri i Flamurtarit Canaj pas gjobës së marrë pas ndeshjes Elbasani-Flamurtari me 10 mijë lekë, u ndëshkua sërish nga Komisioni i Disiplinës për deklarime të konsideruara si të paqëna në shttp dhe televizion. Kësaj radhë gjoba është dyishuar dhe është në vlerën e 20 mijë lekëve. Për të njëtën moriv është ndëshkuar edhe trajneri i Teutës, Sulejman Starova, i cili duhet të derdhë në arkën e FSHF-së po 20 mijë lekë. Një javë më parë edhe ish-trajneri i Besës, Hasan Lika u ndëshkua me 10 mijë lekë gjobë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›