E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, 3 ndeshje në fushë asnjanjëse

Klubi i Futbollit "Flamurtari" pas incididenteve të rënda të ndodhura gjatë ndeshjes Flamurtari-Teuta është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit më tre ndeshje pezullim të fushës. Ky është vendimi i marrë sot nga Komisioni i Disiplinës pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga vëzhguesi i takimit dhe relacioni i Sektorit të Garave. "KF "Flamurtari" për incidentet e ndodhura në ndeshjen Flamurtari –Teuta, për mos marrjen e masave për përmbushje të rregullt të detyrave të nevojshme për zhvillimin normal të ndeshjes dhe për hedhjen e sendeve të forta në fushë e ofendim te arbitrave, bazuar në nenet 23/11, 15 e 21/4 të Kodit të Drejtësisë Sportive dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim të fushes dhe 100.000 lekë gjobë", - thuhet në vendim.
Flamurtari nuk do të luajë në shtëpi ndeshjet me Luftëtarin (Java 6), me Besën (Java 8) dhe me Tiranën (Java 10).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›