Kushta, një vit pezullim dhe 150 mijë lekë gjobë

Komisioni i Disiplinës gjobiti zyrtarët e KF Flamurtari, Sokol Kushta, ërparim Lushaj për veprime dhe shkelje te etikës sportive dhe fyerje të arbitrave në bazë të neneve 24/4, 5/6 e 21/6 të KDS-së. Sokol Kushta u pezullua për një periudhë një vjecare nga drejtimi i ekipit Flamurtari dhe me 150 mijë lekë gjobë. Drejtori Pëparim Lushaj u ndëshkua me një ndeshje pezullim nga drejtimi i ekipit dhe 25 mijë lekë gjobë.
Zyrtarët e KF "Flamurtarit" Luan Birce dhe Latif Gjondeda për goditje me grusht të arbitrit në bazë të neneve 24/6 e 21/4 të KDS dënohen me një vit pezullim secili nga aktiviteti futbollistik. Zëvendëstrajnerii i KF"Flamurtari" Eqerem Memushi dhe masazhatori Ardian Lluka për fyerje të zyrtarëve në bazë të neneve 24 e 4/2 të KDS-së dënohen respektivisht me nga 50.000 lekë gjobë secili.